Të largohesh nga suneti dhe të bësh bidate duke u frikuar nga sprovat e njerëzve

Shejh: Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_731.shtml

Pyetje: Si të sillemi me atë që largohet nga suneti dhe fillon të shpikë në fe gjëra që s’janë prej saj, duke pretenduar se i frikohet sprovimit nga masa e gjerë e njerëzve dhe (duke pretenduar ) se kjo është një metodë graduale për përfitimin e zemrave të tyre?

Përgjigje: Ky novator (bidatçi), i cili shpikë në fenë e Allahut gjëra që s’janë prej saj në mënyrë që t’i kënaq robërit e Tij, duhet të këshillohet, ngaqë vepra që është duke e bërë nuk lejohet. Allahu (i pastër nga çdo e metë dhe i lartësuar qoftë Ai) thotë: “Mos u frikoni prej tyre, por kini frikë prej Meje!” (El-Maide, 3). Dhe s’duhet të bëhen lëshime për hir të njerëzve rreth një çështjeje që Allahu nuk e ka bërë të ligjshme. Pra, ai e ka për detyrë të kthehet me pendesë tek Allahu nga ky mëkat dhe të ecën sipas fesë së Allahut të patëmeta dhe sipas udhëzimit, me të cilin Ai e dërgoi Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), pavarësisht se a u pëlqen kjo njerëzve apo jo. Mirëpo, për ato gjëra nga suneti të cilat janë të panjohura për njerëzit, është mirë që njeriu të bëjë një përgatitje paraprake për to. Përgatitje kjo, përmes së cilës i afron njerëzit; këtë e bën para se t’ua shfaq dhe t’i veprojë ato në sytë e tyre, mirëpo në të njëjtën kohë, ai nuk i lenë (ato vepra). Pra, nëse frikohet nga largimi i njerëzve, ai bën një përgatitje parapake për këtë dhe i thërret ata me urtësi, në mënyrë që të qetësohen dhe t’u hapen zemrat për pranimin e sunetit. Ndërsa lënia e sunetit apo shpikja në fenë e Allahut për hatër të tyre, nuk është mirë dhe nuk lejohet.

 

Përktheu: Petrit Perçuku

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit