Tek ne shqiptarët përdoret fjala “Fjala jote në vesh të Zotit”. A është mëkat të përdoret kjo fjalë?

Përgjigja: Kjo shprehje nuk lejohet të përdoret. Sepse, prej rregullave të besimit në emrat dhe cilësitë e Allahut është që për cilësitë për të cilat nuk është përcjellur ndonjë argument prej Kuranit apo Sunetit, as si pohim dhe as si mohim, atëherë edhe ne duhet të heshtim, pra as ta pohojmë dhe as ta mohojmë atë cilësi. Dhe, këtu hyn edhe fjala “vesh” si cilësi. Allahu më së miri!

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit