Teprimi në lutje

Teprimi në lutje

 

 

  1. Lutja me bidate e besëtytni.

  1. Lutja e ndaluar (kur njeriu e lut Allahun për ta bërë një mëkat, apo kundër vetes e familjes, apo për të vdekur, apo për t’iu shpejtuar dënimi në këtë botë).

  1. Lutja për diçka që është e pamundur nga aspekti sheriatik apo logjikisht (kur njeriu e lut Allahun për t’i dhënë jetë të përhershme).

  1. Lutja për diçka që është vendosur nga Allahu e nuk ndryshohet (kur njeriu e lut Allahun që mos t’i fusë jobesimtarët në xhehenem).

  1. Lutja për diçka që mos të bëhet e që gjithsesi do të ndodhë (kur njeriu e lut Allahun që mos t’i fusë besimtarët në xhennet, apo që ndonjë musliman të mos hyjë në xhenet).

  1. Lutja për shkëputje të lidhjeve farefisnore.

  1. Lutja për përhapjen e të këqijave dhe mëkateve mes njerëzve.

  1. Lutja që Allahu ta kufizojë Mëshirën e Tij vetëm për një apo dy persona.

  1. Lutja e imamit veç për veten e tij dhe të thanit e xhematit “Amin” pas tij.

  1. Lutja për ta sprovuar (sfiduar) Allahun se a i përgjigjet lutjes apo jo.

  1. Lutja me Emra të Allahut të cilët nuk kanë ardhur në Kuran e sunet, që s’ka argument për ta.

  1. Lutja me detyrim për përgjigje (kur njeriu thotë: “O Allah, unë po i kryej tërë këto adhurime dhe po u largohem harameve për hir Tëndin, andaj Ti përgjigju lutjes sime gjithsesi!”) Kjo është kur njeriu mendon se Allahu i ka borxh atij, por realisht është e kundërta.

  • Të gjitha këto i ka ndaluar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Besimtari nuk duhet ta teprojë në bërjen e lutjes tek Allahu i Madhërishëm. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka udhëzuar dhe sqaruar rreth bërjes së lutjeve. Andaj ne duhet ta pasojmë sunetin.

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit