Thënia e tekbireve pas hyrjes së muajit Dhul Hixhe si dhe gjatë ditëve të Bajramit

Fetuaja nr. 10777

Pyetje: Gjatë ditëve të teshrik-ut (Bajramit) dëgjoj disa njerëz duke thirrur tekbire pas çdo namazi deri në ikindinë e ditës së tretë (të Bajramit). A është e saktë kjo vepër e tyre apo jo?

Përgjigje: Është e ligjshme të thuhen tekbire gjatë kurban Bajramit, qoftë në formë të pakufizuar apo të kufizuar. Tekbiri i pakufizuar është ai që bëhet gjatë gjithë kohës, menjëherë pas hyrjes së muajit Dhul Hixhe e deri në fund të ditëve të teshrik-ut (Bajramit). Ndërsa, tekbiri i kufizuar bëhet pas namazeve të obligueshme, dhe fillon mbas namazit të sabahut të ditës së Arafatit dhe vazhdon gjer në ikindinë e ditës së fundit të teshrik-ut. Për ligjshmërinë e kësaj ka aluduar ixhma-ja (konsensusi) dhe vepra e sahabëve (radijAllahu anhum).

Suksesi është prej Allahut. Salatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua:

AbdulAziz bin Baz

AbduRrezzak Afifij

Abdullah Gudejan

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit