Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Thënie për këtë dunja (për moskapje pas saj)

https36.media.tumblr.com7e8f97332e1ce624f9a96a546f26f44atumblr_nrbr3o07SW1sivhzuo1_500

 

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Brengat, pikëllimet dhe mërzitë vijnë nga dy drejtime: a) lakmia ndaj jetës së kësaj bote dhe përkushtimi në arritjen e saj dhe b) shkujdesja në kryerjen e veprave të mira dhe bindjeve.” (I’detu Es-Sabirin, 317).

 

  • Imam ibn Hibbani (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush nuk ka preokupim tjetër përveç se si të kënaqë barkun dhe organin e tij, renditet në mesin e kafshëve.” (Reudatu El-U’kala’, 349).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ndryshimet e zemrës janë të shpejta dhe të çuditshme. Ndodh që zemra të kalojë nga mosbesimi në besim dhe nga besimi në mosbesim, brenda një çasti. Allahu na forcoftë! Ndryshimi i zemrës është në varësi të gjërave që e rrethojnë njeriun; gjëja që më së shumti e ndryshon dhe e prish atë është dashuria ndaj jetës së kësaj bote. Pra, dashuria ndaj jetës së kësaj bote është një sëmundje. Çudi me ne sesi lidhemi për të, edhe pse e dimë se është vetëm një kënaqësi e rreme dhe se nëse një ditë gëzohemi, në tjetrën pikëllohemi.” (Tefsir Sureti El-Hadid, 1/373).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Jeta në këtë botë është disa ditë të shkurtra, pastaj vjen momenti për t’u larguar dhe përfundon koha e veprimit, e fillon koha e shpërblimit apo e dënimit. Mirëpo ti duro vazhdimisht, në mënyrë që të arrish shpërblimin e duruesve.” (Sherh Esh-Shafije, 4/459).

 

  • Bishr ibn Harith (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Thuaj atij që vrapon pas jetës së kësaj bote: “Përgatitu për poshtërim!” (Hiljetu El-Evlija’, 8/352).

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush e di se jeta është vetëm një barrë e lehtë (e shkurtër) me të cilën udhëton drejt qëndrimit të përhershëm në Xhenet, nuk e humb atë.” (Hifdhu El-U’mr, 57).

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Mos e bëni jetën e kësaj bote preokupim kryesor tuajin, sepse do t’ju shtohen brengat. Ndërsa në botën tjetër do t’ju zgjatet llogaria në varësi të pasurisë që e keni poseduar.” (Et-Tedhkire, 87).

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.” (El-Mu’minun, 99-100). Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) shpjegon: “Domethënë: “O Zoti im, më kthe, që të mos e humbas kohën (kot). Nuk thotë: “Më kthe që të kënaqem me pasurinë, apo me gruan, apo me veturën, apo me pallatet”, por thotë: “që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Sepse koha më ka kaluar pa përfituar prej saj. Pra, koha është gjëja më çmueshme; mirëpo, sot, për ne është gjëja më e lirë (e pavlerë). Shumicën e kohës e kalojmë pa përfituar ndonjë dobi; madje shumicën e kohës e kalojmë në gjëra që na dëmtojnë. Unë nuk po flas për një njeri të caktuar, por për muslimanët në përgjithësi. Sot, me keqardhje themi se muslimanët janë në shkujdesje, lojë, e argëtim; nuk janë serioz në çështjet e fesë së tyre. Shumica e tyre mundohen vetëm sesi t’i kënaqin trupat e tyre e të jenë sa më komfort, edhe nëse kjo ua dëmton fenë.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 1/345).

 

  • Imam Sahnuni (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu më i pafat është ai që e shet jetën e tij të përjetshme për dynjanë e tjetërkujt.” (El-Adab Esh-Sher’ijje, 2/65).

 

  • Aliut (radijAllahu anhu) i thanë: “Na e përshkruaj jetën e kësaj bote!” Ai tha: “Për gjërat e lejuara të saj ka llogari (në botën tjetër), ndërsa për ato të ndaluarat ka zjarr (në Xhehenem).” (Ez-Zuhd, ibn Ebi Ed-Dunja, 29).

 

  • Kthjellu, Allahu të bekoftë!

Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “O robër të Allahut! Si ka mundësi t’i jepni përparësi jetës së kësaj bote ndaj shpërblimit të Allahut?! Si ju largoi pasuria dhe fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut?! Sado që të jetosh e të grumbullosh prej pasurisë, ti do të largohesh dhe ajo që e ke në dorë do të përfundoj. Do të të mbeten vetëm punët që i ke bërë. Ti dole në këtë botë pa pasur asgjë me vete, dhe prej saj do të dalësh vetëm me veprat e tua. Allahu i Lartësuar thotë: “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar.” (El-En’am, 94). Ti je duke kaluar në këtë botë dhe je udhës për botën tjetër. Të është dhënë mundësia që prej saj të marrësh atë që të nevojitet për këtë udhëtim. Pra, ti je si një udhëtar, i cili ndalet në ndonjë treg për të marr atë që i nevojitet për të vazhduar udhëtimin. Kësisoj, ajo që të përket nga jeta e kësaj bote është vetëm ajo me të cilën pajisesh për botën tjetër. O robër të Allahut! Për gjërat e lejuara të kësaj bote do të ketë llogaridhënie, ndërsa për ato të ndaluarat do të ketë ndëshkim, dhe përfundimi i saj është shkatërrimi.  Vetëm ai që e ka humbur arsyen dhe rrugën e drejtë mbështetet në të. Sa e sa gjëra të saj kanë shkuar e s’janë kthyer! Sa e sa të dashur i kanë lënë të dashurit e vet! Kanë lënë familjen dhe shokët! Dhe kanë shkuar drejt shpërblimit të Allahut, apo dënimit të Tij. Këto janë udhëtime të njëpasnjëshme drejt botës tjetër, të cilat kurrë nuk ndalen.

Drejt saj shkojnë:

– individët e shoqëritë

– baballarët e nënat

– mbretërit e robërit

– të pasurit e të varfrit

– besimtarët e jobesimtarët

– të mirët e të këqijtë. Të gjithë nisen drejt botës tjetër dhe vendosen në varre, duke pritur ringjalljen e daljen para Allahut dhe fryrjen në Sur (bri)! Allahu thotë: “Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari, me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!” (El-Me’arixh, 43-44) (El-Hutab El-Minberijje, 1/307-308).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shumë njerëz i pengon pozita dhe autoriteti që të kthehen tek e vërteta pasi që ajo iu bëhet e ditur; kjo është mendjelehtësi nga ana e tyre.” (Ed-Dija’ El-Lami’, 229).

 

  • Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush pretendon se në zemrën e tij ka bërë bashkë mes dashurisë ndaj dynjasë dhe dashurisë ndaj Krijuesit të saj, ai njeri gënjen.” (Fejd El-Kadir, 3/727)

 

  • Disa njerëz të urtë thoshin: “Si mund t’i gëzohet jetës së kësaj bote ai të cilit dita ia rrënon muajin, muaji ia rrënon vitin dhe viti ia rrënon jetën?! Si mund të gëzohet me jetën e kësaj bote ai që ymri i tij e çon drejt vdekjes?!” (Ez-Zuhd i ibn Ebi Ed-Dunja).

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dije se jeta jote u shkon pas mendimeve tua. Nëse janë mendime që të sjellin dobi në fe apo në këtë botë, atëherë jeta jote do të jetë e mirë dhe e lumtur. E nëse jo, atëherë do të jetë e kundërta.” El-Uesail El-Mufide, 31.

 

  • Ebu Hazim (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Pjesa e kaluar e jetës së kësaj bote është sikur ëndërr, ndërsa pjesa e mbetur është e mbushur me shpresa.” Hiljetu El-Evlija, 3/275.

Përktheu Petrit Perçuku.

 

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva