Thënie selefësh rreth hipokrizisë

1 ) Hudhejfeh bin El-Jemani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:

“Munafikët (hipokritët) në mesin tuaj sot, janë më të këqij se ata të kohës së të dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).”

E pyetën:

“Si kështu o Eba Abdilah?

Ai u përgjigj:

“Sepse ata (të kohës së të dërguarit) e fshihnin nifakun (hipokrizinë) e tyre, ndërsa hipokritët e së sotmes e bëjnë atë (hipokrizinë) haptas.”

Sahihul Buhariu, hadith 7113.

2) Transmetohet se Fudhajl bin Ijjadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Besimtari flet pak, dhe vepron shumë, ndërsa hipokriti (munafiku) flet shumë e vepron pak. Kur flet besimtari, e bën atë me urtësi, dhe kur hesht, është në mendim të thellë, kur ai sheh, merr mësim, dhe kur ai vepron, është shërim. Nëse je kështu, atëherë je në adhurim të vazhdueshëm ndaj Zotit tënd”.

Ebu Nu’ejm, Hiljetu el Eulija, 8:98

3) Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Besimtari i bën veprat më të mira, dhe ende frikësohet shumë [që veprat e tij nuk do të pranohen]. Sikur ai ta shpenzonte një mal pasuri [në bamirësi], ai nuk do të ndjehet i sigurt [për shpërblimin] deri sa ta shohë atë. Sa më i drejtë e i devotshëm që të bëhet ai, aq më shumë do të frikësohet. Ndërsa, munafiku thotë, “Ka shumë njerëz, mua do të më falet, s’ka problem”. Kështu, ai bën vepra të këqija, dhe mban shpresa qesharake për Allahun.”

Dhehebiu, Sijer ‘alamun-nubela, 4:586

4) Transmetohet se Abdullah bin Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:

“Shembulli i besimtarit, jobesimtarit dhe munafikut është ai i tre njerëzve që arritën në luginë. Njëri prej tyre zbriti dhe kaloi në anën tjetër. Një tjetër zbriti deri sa e arriti gjysmën e rrugës, mirëpo i treti në skaj të luginës e thirri,

“Ku je duke shkuar, do të vdesësh, kthehu”.

Ai i cili e kishte kaluar luginën, e thirri:

“Eja dhe do të shpëtosh”.

Kështu, njeriu (në mesin e luginës) shikonte përpara e prapa (në të dy anët e luginës) deri sa një vërshim u shfaq në luginë, dhe e fundosi atë. Ai i cili kaloi në anën tjetër është besimtari, ndërsa ai që u fundos është munafiku (hipokriti):

“Luhaten në mëdyshje – nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të mundesh t’ia gjesh rrugën.” (En-Nisa, 143).

Ndërsa, ai që mbeti në skajin e luginës (që nuk ishte në gjendje të ikte nga vërshimi e të kalonte, është kafiri (jobesimtari).

Ibën Ebi Hatimi, Tefsiri, art.6144.

5) Malik bin Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë njëherë:

“Me të vërtetë, ju ndodheni në kohë me trazira të mëdha. Vetëm ai me mendjemprehtësi të vërtetë e njeh kohën në të cilën jetoni. Me të vërtetë, ju ndodheni në një kohë të fryrjes dhe mburrjes [1] (së njerëzve). Gjuhët e tyre janë të fryra në gojët e tyre, dhe ata kërkojnë përfitime të dunjasë përmes veprave të ahiretit. Andaj, kini kujdes prej tyre, për veten tuaj, se mos ju kapin juve në rrjetat e tyre.

O dijetar, ti je dijetar dhe prapë e gëlltit [pasurinë] me dijen tënde.

O dijetar, ti je dijetar dhe prapë fryhesh me dijen tënde.

O dijetar, ti je dijetar dhe prapë kërkon të grumbullosh [pasuri] me dijen tënde.

O dijetar, ti je dijetar, dhe prapë ti mëkaton [ndaj tjerëve] me dijen tënde.

Sikur ta kishe kërkuar me të vërtetë këtë dije për Allahun, do të shihej në ty dhe në veprat tua.

[1] Fjala në disa transmetime është ‘tefehur’ (të fryhesh dhe të mburresh), por në disa versione tjera janë gjetur disa fjalë tjera të errëta (me dy kuptime).

Ebu Bekër el Axhurri, Kitab el Alim el Xhahil, art. 73 et al. I saktësuar nga shejh Jahja el Haxhuri në edicionin e tij të këtij libri.

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

www.sayingsofthesalaf.net

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit