Thënie selefësh rreth pasurisë dhe varfërisë

http://www.sayingsofthesalaf.net/

http://giftsofknowledge.wordpress.com/

 

Transmetohet se Ibrahim Et-Tejmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Çfarë dallimi të madh ka mes jush dhe atyre njerëzve [të së kaluarës, selefëve]! Pasuria e dunjasë u vinte atyre, por ata iknin nga ajo, ndërsa dunjaja ua kthen juve shpinën dhe ju i shkoni pas.”

Ibnul Mubareku, “Ez-Zuhd uer-Rakaik”, art.538.

Hasen El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Pasha Allahun, nuk i është dhënë dikujt bollëk në pasuri të kësaj dunjaje, e që nuk është frikësuar që kjo të ketë qenë kurth kundër tij [për veprat e tij të këqija], përveç personit që nuk ka intelekt dhe mendje të shëndoshë. Dhe nuk e ka privuar nga pasuria e dunjasë Allahu dikë, e që nuk ka menduar se kjo ka qenë zgjidhje e mirë për të, përveç atij që nuk ka intelekt dhe mendje të shëndoshë. “

Ibën Ebi Dunja, “Dhem Ed-Dunja”, art.42

Auf bin Abdillahi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“I shoqëroja njerëzit e pasur, dhe asnjë nuk ishte më i dëshpëruar / i pikëlluar se unë. Nëse e shihja një njeri me rrobë më të mirë se timen dhe me aromë më të mirë, dëshpërohesha, prandaj i shoqërova të varfrit dhe [më në fund] u lirova / qetësova.”

“El-Hiljeh”, Tehdhibuhu, 2/95

Abdurrahman bin Aufit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dikush ia solli ca ushqim, ndërsa ai po agjëronte. Ai tha:

“Mus’ab bin Umejri u vra, dhe ai ishte më i mirë se unë. Ai u varros me një mbulojë si qefin: kur i mbulohej koka me të, i zbuloheshin këmbët, dhe kur i mbuloheshin këmbët me të, i zbulohej koka. Dhe Hamza u vra dhe ai ishte më i mirë se unë. E pas asaj kohe, neve na u dha çfarë na u dha nga pasuria e dunjasë, dhe kemi frikë se [shpërblimi] për veprat tona të mira na është përshpejtuar [na është dhënë në këtë dunja].

Pastaj filloi të qante aq shumë, saqë e la ushqimin.

Buhariu, Hadith Sahih, 1275.

Transmetohet se Mu’auijeh bin Kurrah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ata që do të merren më së shumti në llogari në Ditën e Ringjalljes janë ata të cilët kanë qenë të pasur dhe të paangazhuar.”

Ebu Bekër Ed-Dejnuri, “El-Muxhaleseh ue Xheuahir El-Ilm”, 4:152

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit