Thëniet e Fudhajl Ibën Ijadit për bidatçijtë

Marrë nga shpjegimi i “Sherh-us-Sunneh” të Imam el-Berbeharit. Faqe 261-264 (Mektebe er-Rushd).

Nga Shejkh Salih Ibën Feuzan el Feuzan.
www.dusunnah.com

___________________________________________________________________
Autori (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

El-Fudhajl Ibën Ijad ka thënë:

“Kushdo që e nderon një bidatçi ka ndihmuar në shkatërrimin dhe shembjen e Islamit. Kushdo që buzëqesh në fytyrën e bidatçiut e ka nënvlerësuar atë që Allahu, i Madhërishmi, ia ka shpallur Muhamedit (paqja dhe salevatet e Allahut qofshin mbi të). “Kushdo që e marton të nderuarën e tij (motrën, vajzën etj) me një bidatçi i ka shkëputur lidhjet e tij me të saj. Kushdo që merr pjesë në funeralin e një bidatçiu nuk do të pushojë duke qenë nën zemërimin e Allahut deri sa të kthehet.

El-Fudhajl Ibën Ijad ka thënë: “Kushdo që ulet me një bidatçi do të verbohet”.

El-Fudhajl Ibën Ijad ka thënë: “Unë ha me një hebre dhe të krishterë por jo me një bidatçi. E dashur për mua do të ishte të ketë mburojë të hekurt në mes meje dhe një bidatçiu.”

El-Fudhajl Ibën Ijad ka thënë: “Nëse Allahu e di një njeri që ka urrejtje për një bidatçi, Ai do ta fal atë edhe nëse veprat e tij janë në sasi të vogël. Njeriu i sunnetit nuk mund ta ndihmojë bidatçiun përveç nga hipokrizia. Kushdo që e largon fytyrën e tij nga bidatçiu, Allahu do t’ia mbush zemrën e tij me besim. Kushdo që e qorton një bidatçi, Allahu do t’i japë atij siguri në Ditën e Tmerrshme dhe kushdo që e turpëron një bidatçi, Allahu do ta ngrejë atë në Parajsë për njëqind shkallë. Andaj, mos u bëj bidatçi kurrë për hir të Allahut.”

Shpjegimi:
Shejkh Salih Ibën Feuzan el-Feuzan:

El-Fudhajl Ibën Ijad (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kushdo që e nderon një bidatçi ka ndihmuar në shkatërrimin dhe shembjen e Islamit…” Kjo është kështu, sepse bidatçijtë e kundërshtojnë Islamin. Andaj, nëse ti e ndihmon një bidatçi atëherë me të vërtetë ke ndihmuar në shkatërrimin e Islamit, pasi që Islami është sunneti dhe sunneti është Islami siç përmendet më lartë.

Është e obligueshme për çdo person të mos i nderojë bidatçijtë, e as tu japë komplimente ose t’i lavdërojë ata.

Në kohët e sotme, siç keni dëgjuar, prej komplimenteve ndaj jobesimtarëve, hebrenj dhe të krishterë, është që ata lavdërohen dhe konsiderohen të jenë njerëz të përparuar dhe të civilizuar.

Ndërsa, sa për ne (myslimanët), ne jemi të pa-civilizuar, të prapambetur, dhe çfarëdo qoftë që ata thonë! Kjo është forma më e rëndë e hipokrizisë dhe e kërkojmë mbrojtjen e Allahut.

Thënia e tij: “Kushdo që buzëqesh në fytyrën e bidatçiut e ka nënvlerësuar atë që Allahu i Madhërishëm, ia ka shpallur Muhamedit (paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të)…” Bidatçiu është në kundërshtim të asaj që Allahu ia ka zbritur Muhamedit (paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të).

Në këtë mënyrë, nëse ai do t’i buzëqeshte atij në fytyrë me admirim, atëherë me të vërtetë ai ka vepruar kundër asaj që është shpallur në Kuran dhe Sunnet, nga braktisja, urrejtja, qëndrimi larg dhe mos-kënaqja me ta, pasi që buzëqeshja (me admirim) vërteton pëlqimin dhe kënaqësinë me ta.

Thënia e tij: “Kushdo që e marton të nderuarën e tij (motrën, vajzën etj) me një bidatçi i ka shkëputur lidhjet e tij me të saj…”. Është obligim për secilin që ka kujdestari mbi vajzën, motrën apo këdo që ka mundësi ta japë në martesë, të zgjedhë për të bashkëshort të drejtë dhe të përshtatshëm për të, siç ka thënë i Dërguari i Allahut: “Nëse dikush ju vjen, feja dhe karakteri i të cilit ju kënaq, atëherë martojeni atë. Në të kundërtën do të ketë sprova dhe fatkeqësi në tokë dhe prishje të madhe.”

Kështu që, nëse nuk kërkoni për të dikë që është i kënaqshëm në fenë dhe karakterin e tij, atëherë kjo do të sjellë bela të madhe. Sikur ju ta martonit atë me dikë nga hipokritët apo bidatçijtë, ai mund të shkaktojë devijimin e saj me të dhe ju do të ishit shkaktar i kësaj.

Thënia e tij: “Kushdo që merr pjesë në funeralin e një bidatçiu nuk do të pushojë duke qenë nën zemërimin e Allahut deri sa të kthehet.” Nëse ata vdesin atëherë mos merrni pjesë në funeralin e tyre, sepse zemërimi i Allahut dhe dënimi i Tij do të zbresë mbi ta, dhe ajo që do t’i godasë ata mund të godasë ty.

El-Fudhajl Ibën Ijad ka thënë: “Kushdo që ulet me një bidatçi do të verbohet…”. Ka për qëllim verbimin e të kuptuarit dhe zemrës.

El-Fudhajl Ibën Ijad ka thënë: “Unë ha me një hebre dhe të krishterë por jo me një bidatçi…” Meqë dihet mirë se një hebre ose i krishterë është pasues i një feje të ndryshme nga ajo e jona. Dhe është e qartë se ai është prej njerëzve të librit. Sa i përket bidatçiut, ai e pretendon Islamin. Hebreu apo i krishteri nuk e pretendojnë Islamin, është qartë e dukshme që ai është i krishterë apo hebre. Problemi me ata që e pretendojnë Islamin dhe duken të besueshëm është që ju do të uleshit me të dhe ai do t’iu tërhiqte juve në ligësi. Rreziku i këtij (bidatçiu) është më i madh se rreziku i armikut, armiqësia e të cilit është e dukshme.

Thënia e tij: “Unë dua që të ketë një mburojë të hekurt mes meje dhe bidatçiut...” duke pasur për qëllim parandalimin nga përzierja me të.

El-Fudhajl Ibën Ijad ka thënë: “Nëse Allahu (i Madhërishëm) e di një njeri që ka urrejtje për një bidatçi, Ai do ta fal atë edhe nëse veprat e tij janë në sasi të vogël…” Kjo është kështu, sepse është prej dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut, dashurisë për njerëzit e imanit dhe urrejtjes për armiqtë e Allahut. Kjo është prej parimeve thelbësore të fesë.

Thënia e tij: “Njeriu i sunnetit nuk mund ta ndihmojë bidatçiun përveç nga hipokrizia…” Nëse një njeri i sunnetit e ndihmon bidatçiun, kjo është një lloj i hipokrizisë.

Thënia e tij: “Kushdo që e largon fytyrën e tij nga bidatçiu, Allahu do t’ia mbush zemrën e tij me besim…” Pasi që kjo është prej urrejtjes për hir të Allahut.

Thënia e tij: “Kushdo që e qorton një bidatçi, Allahu do t’i japë atij siguri në Ditën e Tmerrshme…” Kushdo që e qorton atë me fjalë dhe e kundërshton atë atëherë Allahu do ta shpërblejë atë në ditën e Gjykimit – ditën e tmerrit të madh me një shpërblim të mirë sepse ai ka kundërshtuar të keqen.

Megjithatë, nëse ai e lavdëron dhe e rekomandon atë, kjo është një formë e hipokrizisë dhe shoqërim me armiqtë e Allahut.

Thënia e tij: “Kushdo që e turpëron një bidatçi, Allahu do ta ngrejë atë në Parajsë për njëqind shkallë…” Është obligim të mos tregohet zemërgjerësi ndaj bidatçijve duke u ulur me ta, duke i lavdëruar ata ose në ndonjë mënyrë duke u dhënë dinjitet. Është e detyrueshme të përulen ata sepse Allahu i përul ata dhe kjo është prej dashurisë dhe urrejtjes për hir të Allahut.

Thënia e tij: “Andaj, mos u bëj bidatçi kurrë për hir të Allahut…” . Mbetet për ty të qëndrosh larg prej bidateve dhe kurrë të mos i lejosh ato, në mënyrë që të mbrosh fenë tënde dhe sunnetin e Pejgamberit tënd.

Përthyer nga gjuha angleze.
Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit