Thonë që kur të ngacmon kolli të pihet një gotë raki, a lejohet kjo gjë?

Përgjigjje: Kjo gjë është e ndaluar. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se Allahu ua ka ndaluar të kërkoni shërim përmes gjërave të cilat ua ka bërë të ndaluara/haram. Pra, na ndalohet kërkimi i shërimit përmes gjërave të cilat i kemi të ndaluara t’i konsumojmë, siç është: alkooli, mishi i derrit, cofëtina etj. Përveç nëse është fjala për jetë o vdekje, atëherë kjo është një çështje tjetër.

❗️ Kolli nuk është diçka e domosdoshme. Tashmë mund të përdoren shurupe që nuk përmbajnë alkool, ose pije të përgatitura me mjaltë, që ndihmojnë në largimin e kollit.

➡️ Sa i përket ilaçeve që kanë përmbajtje të vogël të alkoolit, p.sh.: nëse kanë veç 5% alkool, dijetarët i kanë lejuar, ngase kur ai përzihet me pjesën tjetër të përbërjes nuk mbetet më alkool, por shndërrohet në diçka tjetër. E kur diçka shndërrohet në diçka tjetër, më nuk i këqyret origjina, bëhet e lejuar; ngjashëm sikur gjërat që janë të ndaluara bëhen të lejuara dhe anasjelltas. Shembull:

➖ uji që e pimë është i pastër, por pastaj ai del si urinë, bëhet i papastër dhe është shndërruar në diçka tjetër. Ngjashëm dhe me gjërat e tjera të cilat janë të papastra dhe të ndaluara, nëse shndërrohen në diçka tjetër atëherë bëhen të lejuara;

➖ cofëtina është e papastër, mirëpo nëse lëkura e saj merret dhe regjet, atëherë bëhet e pastër sipas mendimit më të saktë të dijetarëve ngase ka kaluar në diçka tjetër, nuk ka mbetur si më parë.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit