Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

U betova se s’do ta dërgoj filanin në një vend me makinë, por pastaj e veprova duke e harruar betimin, me çfarë obligohem?

Përgjigjje: Nëse personi është betuar në Allahun, me zemër, me vetëdije të plotë, duke thënë: “Pasha Allahun, nuk do ta dërgoj filanin në atë vend” dhe pastaj e ka dërguar, atëherë ai e ka thyer betimin. Në këtë raste duhet bërë kefaret (shpagim):

– lirohet një rob (në kohën tonë kjo mundësi nuk është),

– nëse kjo nuk është e mundur, atëherë i ushqen ose i vesh 10 të varfër (ushqimi i tyre bëhet me ushqim mesatar, me atë që i ushqen familjen e vet, pa e tepruar shumë, por as duke dhënë ushqim më të ligë sesa ushqimi që e han me familjen),

– e nëse as për këtë nuk ka mundësi, atëherë i agjëron tri ditë.

? E nëse personi është betuar pa zemër, pa vetëdije, por thjeshtë si shprehje e gjuhës siç e kanë shprehi të thonë: “uAllahi uAllahi”, atëherë nuk ka obligim asgjë.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva