Ulja e shikimit

(Përkthyer nga www.sayingsofthesalaf.net)

 

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Është transmetuar që Selmân el-Fârsî, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:

“Më parë do të vdisja e të ringjallesha, të vdisja e të ringjallesha, dhe sërish të vdisja e të ringjallesha, sesa të shihja një pjesë intime të trupit të myslimanit, ose një mysliman ta shihte timen.”
Imâm Ahmed, Ez-Zuhd fq.192. Ed. 1. 1983. Dâr El-Kutub El-’Ilmîjah. Bejrut, Lebanon.

Është transmetuar që ‘Abdullâh bin ‘Umeri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Me të vërtetë, pjesë e mospërfilljes së amanetit që u është dhënë është të shikoni brenda dhomave dhe shtëpive [të tjerëve].
Ibn Ebî El-Dunjâ, Kitab el-Uera’. artikulli 71.

Është transmetuar që Enes bin Mâliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:
“Nëse një grua kalon para teje, ule shikimin deri sa të kalojë ajo.” Ibid. Artikulli 77.

Është transmetuar se ’Alâ bin Zijâd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Mos e leni shikimin tuaj të përcjellë shpinën e ndonjë gruaje që duket bukur [kur kalon pranë jush], se me të vërtetë shikimi shkakton sëmundje në zemër.

Ibid. Artikulli 77.

Është transmetuar nga El-Uakî’ bin El-Xherrâh:
Dolëm për një Bajram me Sufjân El-Theurîn dhe ai tha: “Gjëja e pare që do të bëjmë në këtë ditë tonën është ulja e shikimit.”
Ibid. Artikulli 66.

Është transmetuar se Hasân bin Ebî Sinân, Allahu e mëshiroftë, doli për një Bajram dhe kur u kthye në shtëpi gruaja e tij e pyeti:
“Sa gra të bukura i ke shikuar sot?”

Pasi insistoi ajo me pyetje, ai u përgjigj:
“Mjerë ti! Nuk kam shikuar asgjë përveç gishtave të mi të këmbëve prej kur kam dalë e deri kur jam kthyer.”
Ibid. Artikulli 68.

Burimi: http://www.sayingsofthesalaf.net/index.php/lowering-thegaze/#
ixzz1DQURZXJG

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit