Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Unë nuk agjëroj sepse më kanë thënë se nuk pranohet agjërimi pa falur namaz, a është e vërtetë?

ramazan

Unë nuk agjëroj sepse më kanë thënë se nuk pranohet agjërimi pa falur namaz, a është e vërtetë?

Hoxhë Bajram Sefedini: Kjo pyetje ndërlidhet me gjykimin ndaj lënësit të namazit për shkak përtacisë dhe neglizhencës. Për këtë çështje dijetarët ndahen në dy mendime kryesore:

-Disa dijetarë atë person që nuk falet për shkak të përtacisë dhe neglizhencës e konsiderojnë pabesimtar, dhe si rrjedhojë, nga pabesimtari nuk pranohet as agjërimi e as ndonjë vepër tjetër.

-Ndërsa shumica e dijetarëve këtë person, edhe pse bën mëkat të madh me lënien e namazit, e konsiderojnë besimtar. Kështu që veprat e sakta që mëkatari i bën janë të pranuara.

Unë besoj se mendimi i dytë është më i saktë. Dhe agjërimi nëse i plotëson kushtet e kërkuara, pranohet nga lënësi i namazit. Por, edhe nëse besojmë se lënësi i namazit për shkak të përtacisë dhe neglizhencës është musliman/besimtar, fakti që dijetarët e kanë diskutuar besimin e tij, kjo do të thotë se ai njeri është në një rrezik të madh. Edhe nëse nuk ka rënë në kufër (mohim), ai është shumë afër tij.

Andaj, krahas agjërimit fale edhe namazin. Namazi është lidhje më e fortë mes teje dhe Zotit tënd. Ne kemi nevojë për Allahun e Lartësuar gjatë gjithë vitit, jo vetëm në Ramazan. Namazi është vepra më e madhe me të cilën njeriu dëshmon përuljen dhe nënshtrimin ndaj Zotit të botëve, Gjykuesit të Ditës së Kiametit.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva