Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Uria e Selefëve dhe vlera e saj

www.SayingsOfTheSalaf.net

Është transmetuar nga Ibën Sirini, Allahu e mëshiroftë, se njëherë njëri i tha Ibën Umerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:
“A mund të ta ofrojmë pak Xheverish?”

Ai pyeti:
“Dhe çfarë është Xheverish?”

Njeriu iu përgjigj:
“Është diçka që do të ndihmojë në tretjen e ushqimit nëse ngopesh shumë.”

Ibën Umeri tha:
“Nuk jam ngopur qe katër muaj, jo për arsye se nuk mund të gjej ushqim, por për arsye se kam jetuar me njerëz që nganjëherë hanin e ngopeshin, a nganjëherë ishin të uritur.

Ebu Davud, El-Zuhd, artikulli 325.

Është transmetuar se Hasan el-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, kam jetuar në mesin e njerëzve që kurrë nuk kërkonin t’u përgatitej ushqim (për vete). Nëse u dhurohej ushqim, e hanin, në të kundërtën heshtnin; dhe nuk merakoseshin nëse ushqimi ishte i
ngrohtë apo i ftohtë.

Ebu Nu’ejm, Hiljetu El-Eulija 6:270.

Gjithashtu, është transmetuar se ai ka thënë:
“Pasha Allahun, kam jetuar në mesin e njerëzve të cilët kur hanin drekë, para se të ngopeshin, ndaleshin së ngrëni.”
Ibid.

Është transmetuar se Fudajl bin ’Ijjadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Dy gjëra e rëndojnë zemrën, të folurit e tepërt dhe ushqimi i tepërt.”
Ibën Hiban El-Busti, “Reudetu El-Ukala”(Kopshti i të mençurve), fq.45, Metbe’ah El-
Sunneh El-Muhamedijah 1949.

Është transmetuar se Malik bin Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nuk i shkon për shtati besimtarit që stomaku i tij të jetë brenga më e madhe e tij, e që epshet e tij ta dominojnë atë.”
Ibën Ebi El-Dunja, El-Xhu’ (Libri i Urisë) artikulli 105.

Gjithashtu, është transmetuar se ai ka thënë:
“Kushdo që e kontrollon stomakun, i kontrollon të gjitha veprat e mira”.
Ibid, artikulli 99.

Është transmetuar që tabi’iu (Pasuesi) Ukbeh b. Uassaxhi, Allahu e mëshiroftë, njëherë ishte në një gosti dasme ku ishin ofruar shumë lloje ushqimesh, dhe njerëzit filluan t’i kërkonin ushqimet njërën pas tjetrës. Ai filloi të qante dhe tha:

“Kam parë pjesën e parë të këtij Ummeti duke iu frikësuar kësaj (vepre) për veten e tyre.” Dhe ai mori vetëm nga një ushqim.
Ibid. Artikulli 261.

Është transmetuar se Muhamed bin Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Një nga shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), nganjëherë kalonte tri ditë pa gjetur asgjë për tu ushqyer, kështu që nganjëherë piqte pak lëkurë të kafshëve, dhe e hante atë. Nëse nuk mund të gjente asgjë për ushqim, ai e lidhte një gur pas vetes për ta drejtuar shpinën.
Ibid. Artikulli 61.

Burimi: http://www.sayingsofthesalaf.net/index.php/the-hunger-of-the-salaf-andits-
merits/#ixzz1DMDVuDRS

Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva