Urimet për Festën e Bajramit

Shejh AbdulAziz bin Baz

Pyetje:

Një vëlla nga Uashingtoni me inicialet: S.M.M. pyet: Disa njerëz në urimin që i bëjnë njëri-tjetrit për festën e Bajramit thonë: TekabbelAll-llahu minna ue minkum ela’amal essaliha (Allahu i pranoftë veprat e mira si nga ne ashtu edhe nga ju). Prind i nderuar (i drejtohet dijetarit me këtë thirrje si respekt ndaj tij)! A nuk është më mirë që myslimani të lutet për pranimin e të gjitha veprave? Dhe a ka ndonjë dua (lutje) të ligjësuar (në Kuran dhe Sunnet) që duhet thënë në këso raste (për Bajram)?

Përgjigje:

Nuk ka ndonjë të keqe që myslimani t’i thotë vëllait të vet për Bajram, por edhe në raste tjera: TekabbelAll-llahu minna ue minkum ela’amal essaliha (Allahu i pranoftë veprat e mira si nga ne ashtu edhe nga ju). Kurse unë nuk di të është cekur tekstualisht (në Kuran dhe Sunnet) ndonjë dua për këso rastesh (Bajram), mirëpo besimtari lutet për vëllaun e tij me lutjet më të mira, dhe për këtë kanë ardhur argumente të shumta. Allahu është i Vetmi që jep sukses.

Vëllimi nr. 13, faqe nr. 25.

Përktheu: Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit