Vajza ime mbush dy vite me 9 qershor,ende e kam me gji por tani para se të hy Ramazani pata dëshirë të ia ndërprejë. Pyetja ime është se a e plotësoj gjidhalënien edhe nëse ia ndërprej 6 ditë para se t’i mbush vajza dy vite?

Përgjigja: Nëse i llogarisim me vite hënore, janë bërë 2 vjet. Një vit diellor me të cilin orientohemi ne, i ka diku 11 ditë më shumë se viti hënor.

E dy vite diellore që gati i keni përmbushur ju, janë tamam dy vite hënore, e pak ditë më shumë, kështu që in sha Allah gjidhënien e keni të plotësuar.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit