Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Vëllai është mirësi e mëshirë prej Allahut

b366f7d6-017a-45b6-ac0d-3875cca74ffa

Vëllai është mirësi e mëshirë prej Allahut

• Vëllai është dhuratë e begati. Vëllai është mbrojte dhe krahë për vëllanë, ai është shtyllë tek e cila shtrëngohet e forcohet në përballjen e tij me sprovat e kësaj jete.

• Por, sot gjejmë të ketë njeriu raporte të mira me çdokënd, ndërsa me vëllanë e tij jo. Aq më keq ka prej njerëzve që shprehen me fjalë të këqija duke thënë “vëllai është si shkau”. Kjo është fatkeqësi dhe dalje nga natyrshmëria e pastër në të cilën Allahu e ka krijuar, se vëllai është mëshirë e dhuratë nga Allahu.

• Obligimet e përgjegjësit ndërmjet vëllezërve:
Mirësia (bamirësia). Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Të jesh bamirës më nënën, babain, motrën dhe vëllanë, pastaj me ata që janë më larg e me ata që janë më larg!” Nuk guxon që bamirësia jonë të dalë diku tjetër duke i tejkaluar këta që janë përmendur në hadith. Kur të kryesh bamirësinë ndaj këtij rrethi, pastaj i bën mirë të tjerëve që janë më larg. Pjesë e kësaj bamirësie është ndihma ndaj vëllasë, shpirtërisht e financiarisht, gëzimi me gëzimin e tij, pikëllimi me pikëllimin e tij, interesimi për gjendjen e tij, marrja pjesë në gëzimet e hidhërimet e tij, mos ta braktisë e bojkotojë, të mbajë lidhje me të, të ketë vizita të shpeshta e të pandërprera.

Të duash për të atë që do për veten. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka pyetur njërin sahabi: “A e do xhenetin?” -“Po.” -“Atëherë duaj për vëllanë atë që do për veten!” Po ashtu ka thënë: “Nuk ka besuar plotësisht ai që nuk e dëshiron për vëllanë e vet atë që do për veten.” Kjo është peshojë matëse e besimit të njeriut. Kush do të shohë se a e ka plotësuar besimin e tij le të shohë këtë peshojë, se a është duke ia dëshiruar vëllasë atë që ia dëshiron vetes, në çdo situatë, qoftë në çështje të fesë së pari, e pastaj edhe në çështjet dunjasë.

Dashamirësia dhe këshilla. Këshillimi është sinqeritet dhe dashamirësi. Që ta këshillosh dikë për përmirësim kjo tregon dashamirësinë tënde ndaj tij, se ti je i sinqert ndaj tij. Aty ku ke vërejtje për vëllanë, e këshillon me këshillë të mirë, me urtësi, duke mos e lënë të gabojë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: Prej detyrave të vëllasë ndaj vëllasë është që kur kërkon këshillë, ta këshillojë dhe të jetë bamirës e dashamirës ndaj tij.”

Falja e harrimi i gabimeve të tij. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mëshironi ata që janë në tokë, do t’iu mëshirojë Ai (Allahu) që është mbi qiell.” Është një gabim i madh kur nuk i falin të tjerët që gabojnë, duke mos qenë në gjendje ta bëjnë këtë (faljen ndaj vëllasë). Pavarësisht të këqijave, ai është vëllai yt, është një dhuratë e begati (prej Allahut). E ndoshta falja që ia bën, do të jetë shkak që ai të bëhet më i mirë e të përmirësohet.

Lutja tek Allahu për vëllanë kur nuk është i pranishëm, kur nuk është duke e dëgjuar. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se lutja e vëllait për vëllanë është e pranuar. Ndihmesën më të madhe që e kërkojmë për vëllanë prej Allahut, është përmes lutjes, duke kërkuar udhëzimin, faljen, përmirësimin e tij dhe për t’i dhënë nga të mirat e dunjasë dhe ahiretit.

Kur kjo qelizë brenda familjes, është e përmirësuar, pa dyshim se kjo do të reflektojë edhe jashtë familjes duke qenë të përmirësuara edhe raportet me të tjerët. Në të kundërt, raportet jo të mira brenda familjes, nuk do të rezultojnë me rezultate të mira as jashtë familjes.

Hoxhë Jeton Bozhlani – Hytbe.
Transkriptim.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori