Vendimi islam mbi fotografimin dhe mbajtjen e fotografive

“Pyetja e tretë nga fetuaja 1978” –

Komisioni i përhershëm për hulumtime dhe fetua

Pyetja: Ka rrjedhur një debat në mes të disa vëllezërve rreth fotografisë dhe të mbajturit e fotografive, dhe konkluzioni është ende i pavendosur?

Përgjigja: Fotografimi i qenieve të gjalla, qofshin ata njerëz apo kafshë, dhe mbajtja e këtyre fotografive, është e paligjshme. Në fakt, është një nga mëkatet më të mëdha, sepse ka hadithe të transmetuara saktësisht rreth kërcënimit të tmerrshëm dhe mundimit të ashpër që do t’i godasë fotografët dhe ata që i mbajnë fotografitë. Gjithashtu, për shkak që fotografimi është i ngjashëm me të imituarit e Allahut në krijimin e qenieve të gjalla dhe mund të jetë formë shirku (shoqërimi i të tjerëve në adhurim me Allahun) siç është respektimi i fotografuesve të figurave madhështore dhe njerëzve të drejtë, ose mënyrë joshjeje siç është fotografimi i grave të bukura, aktorëve, aktoreve dhe grave gjysmë të zhveshura.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët t tij!

Përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit