Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Vendimi Islam për demonstratat

Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)
Exh-Xheuab el-Ebhar li Fuad Siraxh (faqe 75).
Përkthyer nga: www.fatwaislam.com

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Pyetje: A janë demonstratat prej metodave të ligjshme të davetit (thirrjes Islame)?

Përgjigje: Lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut Krijuesit të gjithësisë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, dhe mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata në të mirë deri në Ditën e Fundit.

Për sa i përket pyetjes:
Me të vërtetë, koncepti i demonstratave është një çështje e re, moderne. Nuk është njohur në kohën e të Dërguarit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), as në kohën e kalifëve të drejtë, e as në atë të sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

Për më shumë, kaosi dhe çrregullimet që përfshihen në to, e bëjnë këtë gjë të ndaluar, pasi që ajo mund të përfshijë vepra siç është thyerja e xhamave, dyerve, etj. Pasojat e saj, poashtu të përfshira në to, janë përzierja mes burrave dhe grave, të rinjëve dhe të vjetërve, dhe gjëra tjera të ndaluara të ngjashme me ato për nga çoroditja.

Sa i përket çështjes së bërjes presion qeverisë;
-Nëse është qeveri myslimane, atëherë mjafton tu tërhiqet vërejtja përmes Librit të Allahut dhe Sunnetit të Dërguarit të tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Kjo është më e mira nga ajo që mund të sillet para një myslimani.
-Nëse qeveria nuk është myslimane, ajo as që do të brengoset për këto demonstrata, dhe ndoshta do të sillej mirë me to për nga jashtë, ndërsa përbrenda qëndrojnë në të njejtën të keqe si më parë.
Për këto arsye, ne mbajmë qëndrim se demonstratat janë vepra të ndaluara. Për sa i përket pohimit se këto demonstrata janë paqësore, atëherë mund të ndodhë që ato të jenë paqësore në fillim, ose herën e parë, e pastaj të bëhen shkatërruese. Andaj unë i këshilloj rininë që ta pasojë rrugën e atyre para nesh, sepse me të vërtetë Allahu (subhanehu ue teala) i ka lavdëruar Muhaxherët dhe Ensarët dhe i ka lavdëruar ata që i pasojnë ata në të mirë.

 

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva