Vendimi për gruan mbi vizitën e shpeshtë të grave tjera myslimane

www.alifta.com

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Abdullah Ibën Ka’ud, Abdullah Ibën Gudejjan, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: Cili është vendimi islam për gruan t’i vizitojë gratë tjera myslimane shpesh? Kur është e obligueshme për gruan të dalë jashtë shtëpisë? Veç kësaj, kur duhet të jetë e shoqëruar me mahrem ajo (me bashkëshortin ose ndonjë të afërm me të cilin nuk martohet)? Kur është koha më e përshtatshme për atë për të dalë jashtë e për tu kthyer?

Përgjigja: I lejohet gruas të dalë nga shtëpia e saj me lejen e burrit të saj nëse ka nevojë për të dalë. Megjithatë, ajo duhet të jetë me hixhab (mbulesë); ajo nuk guxon t’i shfaqë bukuritë e saj. Kriteri për të ditur se a është e nevojshme dalja e saj nga shtëpia është që nëse ajo nuk del, dëmtohet. Koha më e përshtatshme për të dalë varet nga rrethanat dhe vendi ku ajo është.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Pyetja e parë e fetuasë nr. 16720.

Në gjuhën shqipe është përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit