Vendimi për nuhatjen e aromës së parfumit dhe u’dit (copëza druri të thata, të cilat, kur ndizen, tymi i tyre lëshon aromë të këndshme) nga agjëruesi

Pyetje: “A i lejohet agjëruesit që të nuhasë aromën e parfumit dhe të u’dit?”

Përgjigje: “Nuk lejohet pravullimi (thithja e tymit apo avullit me hundë) mbi u’d, ndërsa, sa u përket llojeve tjera të parfumeve që nuk janë tym apo avull, s’ka dert. Ajo që nuk lejohet, është pravullimi mbi u’d, sepse disa nga dijetarët e konsiderojnë një gjë të tillë prishëse të agjërimit, ngaqë tymi i tij depërton deri në brendësi të kokës dhe në tru, dhe se ka përhapje të furishme në brendësi. Ndërsa, nuhatja e tij pa qëllim, nuk e prish agjërimin”.

(Shejh Ibn Baz- Mexhmu’u fetaua e mekalat muteneu-uiah).

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit