Vendimi për përdorimin e brushës së dhëmbëve

Pyetje: “A më lejohet mua larja e dhëmbëve me brushë dhe pastë për dhëmbë pas hyrjes së imsakut? E, nëse lejohet, gjaku i pakët i cili del nga dhëmbët kur të lahen me brushë a e prishë agjërimin?”

Përgjigje: “S’ka gajle nëse vepron një gjë të tillë pas imsakut, qoftë nëse i lanë me ujë, misuak, ose me brushë për dhëmbë. Edhe pse disa dijetarë nuk e kanë pëlqyer përdorimin e misuakut pas zeualit (zenitit të diellit), sepse largon aromën e gojës së agjëruesit (e cila është më e mirë te Allahu se aroma e myshkut sh.p.), mirëpo është e mirë për të që të pastrojë dhëmbët dhe gojën (para zenitit sh.p.) nga era e keqe dhe mbetjet e ushqimit nëpër dhëmb.

Ndërsa përdorimi i pastës për dhëmb: mendimi më i përafërt është se nuk pëlqehet, për shkak të aromës që përmban dhe shijes e cila mund të përzihet me pështymë dhe pastaj nuk mund të sigurohemi që të mos e përpijmë. Kështu, kush ka nevojë për të, e përdor pas syfyrit, para se te hyjë imsaku. Nëse ekziston nevoja për përdorimin e tij gjatë ditës dhe kihet kujdes nga përpirja e tij, s’ka gajle. Nëse gjatë fërkimit të dhëmbëve më brushë apo me misuak del gjak në sasi të vogël, nuk prishet agjërimi (mirëpo nuk duhet të përpihet, sh.p.). Allahu e di më së miri”.

(Shejh Ibn Xhibrin- Fetaua es-sijam)

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit