Vendimi për pritjen e Ramazanit dhe urimeve me rastin e ardhjes së tij

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

“Fetaua Nurun ala Ed-Derb”

Pyetje: Cili është vendimi për pritjen e Ramazanit dhe për përgëzimet e urimet e ndërsjella midis shokëve me rastin e ardhjes së tij?

Përgjigje: Ramazani është një muaj i madhërishëm, një muaj i begatshëm (bekuar), ardhjes së të cilit i gëzohen myslimanët. Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij i gëzoheshin ardhjes së Ramazanit.

Gjithashtu, ai (alejhis-salatu ues-selam) i përgëzonte shokët e tij me ardhjen e Ramazanit, andaj, nëse myslimanët i gëzohen atij, e përgëzojnë dhe e urojnë njëri-tjetrin me rastin e ardhjes së tij, s’ka gjë të keqe. Kështu bënin edhe selefët e mirë, sepse Ramazani është një muaj madhështor dhe i bekuar që i gëzohen myslimanët, meqë në të ka falje mëkatesh, shlyerje të të këqijave dhe garë mes myslimanëve drejt mirësive përmes kryerjes së veprave të mira.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit