Vesveset në pastërti, dhe pastërtia e ujit

Pyetje: Cili është mendimi më i saktë rreth çështjes së ujërave? Ju lutem na e sqaroni hollësisht këtë çështje. Dhe si shërohen vesveset në Taharet (pastërti)? Unë kam një shok i cili ka vesvese, sa që nganjëherë prej vesvese të shumta që ka, kur merr abdes në banjo dhe i spërkaten rrobat me ujë, ai i zhvesh ato dhe nuk falet me to. Dhe së fundmi shkaku i këtyre vesvese e ka lënë namazin. Unë e kam këshilluar shumë herë që ta fillojë namazin, mirëpo ai kërkon nga unë që ta udhëzoj drejt ilaçit (shërimit) të vesvese.

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Së pari: Esenca tek uji është pastërtia, nëse nga ndonjë papastërti ndryshohet ngjyra, shija dhe aroma e tij, atëherë ai është i papastër, pavarësisht se a është (ky ujë) një sasi e vogël apo e madhe. Nëse papastërtia nuk e ndryshon ujin atëherë ai është i pastër, mirëpo është mirë që nëse është sasi shumë e vogël, të mos pastrohemi me të. Kjo është më e sigurtë dhe kështu dalim nga kontraditkat që janë në mes të dijetarëve rreth kësaj çështjeje. Gjithashtu, në këtë mënyrë veprojmë me hadithin që e transmeton Ebu Hurejre (radijjAllahu anhu) nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i cili thotë:

“Nëse qeni pi ujë (dhe i lenë jargët) në enën e dikujt prej jush, atëherë le ta derdhë atë ujë…(deri sa jargët e qenit janë të papastëra dhe uji që ndodhet në enë zakonisht, është i pakët, prapëseprapë i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) urdhëroi të derdhet ky ujë, sh.p.)”.

Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi.

Së dyti: Vesveset shërohen duke e shtuar dhikrin (përmendjen me gjuhë dhe zemër) e Allahut, duke kërkuar prej Tij largimin e vesveseve dhe duke mos u dorëzuar para tyre. Ai është i obliguar t’i refuzoj ato, kështu që nëse pastrohet me pastrim të vogël (merr abdes) apo pastrim të madh (gusl), pastaj i vjen ndonjë vesvese, p.sh. a e lava apo jo kokën?- e anashkalon këtë vesvese dhe vazhdon pastrimin e tij, duke u bazuar në bindje (d.m.th. që e ka larë kokën). Kështu vepron në të gjitha veprat e tij, refuzon t’iu bindet vesveseve, sepse ato janë prej shejtanit. Gjithashtu të kërkojë sa më shumë nga Allahu që ta mbrojë nga shejtani sepse ai është cytës i fshehët.

5/244.
Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.
Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

Përktheu: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit