Vjellja gjatë ditës në Ramazan

Pyetje: “A e prishë agjërimin vjellja?”

Përgjigje: “Agjëruesi shumë herë i ekspozohet gjërave që nuk i ka për qëllim, siç janë: plagët, dalja e gjakut nga hunda, vjellja, apo depërtimi i ujit dhe benzinës në fytin e tij, pa qëllim. Kështu, të gjitha këto gjëra nuk e prishin agjërimin. Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) thotë:

“Kujt ia mund vjellja, nuk kompenson, ndërsa kush vjell me qëllim, le ta kompensojë (atë ditë)”.

(Shejh Ibn Baz- Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneu-uiah)

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit