Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

12. KËSHILLA TË DOBISHME

Fotoja

 

  • Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë: “Katër personave s’mund t’ua kthej të mirën:
  1. Njeriut që me përshëndet i pari me selam.
  2. Njeriut që me hap vend në ndonjë ndejë.
  3. Njeriut që i pluhurosën këmbët duke ecur për ndonjë nevojë timen.
  4. Sa i përket të katërtit, atë vetëm Allahu mund ta shpërblejë në vend timin. Të pranishmit thanë: “Kush është ai?” Ai tha: “Njeriu që goditet nga ndonjë sprovë dhe e kalon natën duke menduar kujt t’i drejtohet për ndihmë, pastaj më konsideron mua si të denjë për të dhe më drejtohet.” (Uefejat El-A’jan, ibn Hal-likan, 3/63)

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kur të ulesh në errësirën e natës para Zotërisë tënd (Allahut), përdor sjelljen e fëmijëve, sepse kur fëmija kërkon diç nga babai i vet dhe ai nuk ia jep atë, qan për të.” (El-Mud’hesh, 1/219).

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ajetet e Kuranit i ngjallin zemrat, ashtu siç e ngjall uji tokën.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/61).

 

  • Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Katër medh’hebet janë të pajtimit për ndalimin e të gjitha mjeteve muzikale.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 1/145).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu, përderisa e ka shpirtin në trup, vazhdimisht është i ekspozuar ndaj fitneve. Për këtë arsye, e porosis veten time dhe juve, që përherë ta lusim Allahun të na bëjë të qëndrueshëm në besim dhe të frikohemi, sepse nën këmbë kemi tokë të rrëshqitshme. Nëse Allahu nuk iu bën të qëndrueshëm, do të shkatërroheni. Dëgjojeni fjalën e Allahut të Madhërishëm drejtuar të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), njeriut me besimin me të qëndrueshëm e më të fortë: “Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata.” (El-Isra’ 74). Nëse kjo i drejtohet të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), atëherë çfarë të themi për ne që:

– kemi besim dhe bindje të dobët dhe

– vazhdimisht sulmohemi nga dyshimet e epshet.

Pra, neve na kanoset një rrezik i madh, kështu që duhet ta lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë të qëndrueshëm në të vërtetën dhe të mos i lakojë zemrat tona. Dhe kjo është lutja e njerëzve të mençur: “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë!” (Al I’mran, 8) | (Esh-Sherh El-Mumti’, 5/388).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush ecë në errësirën e natës për të shkuar në xhami, Allahu i jep dritë në ditën e Gjykimit.” (Sahih Et-Tergib, 318).
  • Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “E këshilloj femrën e devotshme që të jetë e përkushtuar në ndejat me femrat tjera të devotshme, sepse me këtë i shtohet besimi, dija dhe largpamësia.” (Garetu El-Eshritah, 2/474).

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Islam do të thotë t’i dorëzohesh Allahut me teuhid, t’i nënshtrohesh Atij me bindje dhe të largohesh nga shirku e ithtarët e tij.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 2/203).

 

  • Bejhekiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e do Allahun, çdo vepër që e bën i duket e paktë.” (Ez-Zuhd, 78).

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Origjina e çdo të mire në këtë botë dhe në botën tjetër është frika ndaj Allahut.” (El-Iman, 172).

 

  • Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njeriu i sinqertë i pakëson fjalët, ngrënien, gjumin dhe përzierjen me njerëz, ndërsa e shpeshton përmendjen e Allahut, modestinë, kujtimin e vdekjes dhe thënien: la hawle we la kuwwete il-la bil-lah (s’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut).” (Sijer A’lam En-Nubela’).

 

  • “Dalja e femrës nga shtëpia e parfumosur dhe e zbukuruar është mëkat i madh, edhe nëse i jep leje burri i saj.” (Ez-Zeuaxhir, ibn Haxher El-Hejthemij, 2/37).

 

  • Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Vërtet kjo dije (fetare) është mishi e gjaku yt dhe për të do të pyetesh në Ditën e Gjykimit; andaj shiko mirë se prej kujt po e merr atë!” (El-Kifaje, El-Hatib El-Bagdadij, 21).

 

  • Çfarë na mëson ky ajet? “Njeriu do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (El-Fexhr, 24). Kjo është dëshira e atyre që kanë vdekur dhe atë e ke para vetes, andaj shfrytëzoje jetën, përderisa e ke ende shpirtin në trup.

 

  • Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Në shumicën e rasteve, armiqësia dhe bojkoti ndodh për shkak të paragjykimeve dhe iluzioneve që njeriu i ka ndaj vëllait të tij musliman.” (El-Huda’ ue En-Nu’r, kaseta nr. 23).

 

  • Ebu Sulejman Ed-Daranij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Prej veprave më të mira është kundërshtimi i epshit të shpirtit.” (Tehdhibu Es-Sijer, 2/865).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që kryhen vazhdimisht, edhe nëse janë të pakta.” (Buhariu dhe Muslimi).

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Jeta e trupit pa jetë të zemrës, është e njëllojtë me jetën e kafshëve.” (Emrad El-Kulub ue Shifa’uha, 10).

 

  • Metodat që e ndihmojnë njeriun në braktisjen e fëlliqësisë së shpirtit:
  1. Lutja drejtuar Allahut që t’ia largojë këtë moral të keq.
  2. Lakmia në shpërblimin që arrihet për shkak të shpirtdëlirësisë.
  3. Të luftojë shumë veten që të jetë zemërpastër.
  4. Edukimi që nga fëmijëria për t’ua dashur të mirën njerëzve.
  5. Shoqërimi me njerëz të mirë e me morale të larta.
  6. Përmendja e Allahut dhe kryerja e vazhdueshme e veprave të mira.
  7. Largimi nga ushqimet, pijet dhe barnat e fëlliqura (ndaluara).
  8. Të dijë se hyrja në Xhenet është e ndërlidhur me pastërtinë dhe dëlirësinë e shpirtit nga fëlliqësitë. (Meusu’atu El-Ahlak, 403/404).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mos u mashtro me veprat e njerëzve, sepse ndodh që ato rrjedhin nga injoranca. Ne duhet të marrim në konsideratë vetëm atë për të cilat aludon feja, e jo veprimi i njerëzve.” (El-Kaul El-Mufid, 1/204).

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e dëshiron krenarinë në këtë botë, furnizimin hallall në të dhe kënaqësinë në botën tjetër, le ta ketë përherë frikë Allahun.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 2/285).

 

  • Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhuma) tregon: “Në kohën tonë, fëmijës i mësohej namazi posa e dallonte dorën e djathtë prej të majtës.” (Meusua’tu ibn Ebi Ed-Dunja, 8/73).

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush sillet rreth varreve duke kërkuar me këtë afrim tek të vdekurit, ka bërë shirk; njëjtë sikur të falej për ta, apo të kërkonte ndihmë prej tyre, apo të therte kurban për ta.” (Fetaua ibn Baz, 6/415).

 

  • Si i nxisnin brezat e parë të muslimanëve fëmijët e tyre për të kërkuar dije? Alij ibn A’sim (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Babai m’i dha njëqindmijë dërhem dhe më tha: “Shko për të kërkuar dije dhe mos ta shoh fytyrën derisa t’i kesh mësuar njëqindmijë hadithe!” (El-Muntedham, 10/103).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e thërret ezanin dymbëdhjetë vite i obligohet hyrja në Xhenet; për çdo ezan i shkruhen gjashtëdhjetë sevape, ndërsa për çdo ikamet tridhjetë.” (Es-Sahiha, 42).

 

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva