Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

3. Këshilla të dobishme

Fotoja

  • Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse ke shok, atëherë ruaje fort atë, sepse gjetja e shokut është e vështirë, ndërkaq ndarja nga ai është e lehtë.” Hiljetu El-Evlija’, 9/122.

  • Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ai që i shan shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), nuk ka hise në Islam.” El-Ibane Es-Sugra’, 123.

  • Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mësoje edukatën, para se ta mësosh dijen!” Hiljetu El-Evlija’, 6/330.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush dëshiron t’i mbajë lidhjet me babanë që e ka në varr, le t’i mbajë lidhjet me vëllezërit e babait që i ka lënë pas vete.” Sahih El-Xhami’, 5960.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush ia lehtëson dikujt një vështirësi, Allahu ia lehtëson atij vështirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër.”

  • Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shumica nuk merret parasysh dhe nuk është peshore me të cilën matet e vërteta nga e kota. Përkundrazi, peshorja me të cilën matet e vërteta dhe e kota është Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).” Garetu El-Eshrita, 1/116.

  • Përcillet se Abdullah ibn Aunin (Allahu e mëshiroftë) e thirri nëna e tij, mirëpo ai iu përgjigj duke e ngritur zërin. Për ta shlyer këtë gabim, ai liroi dy robër.” Hiljetu El-Evlija’, 3/39.

  • Mensur ibn Mu’temir (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përpara thuhej: “Nënës i përkasin tri të katërtat e mirësisë.” Hiljetu El-Evlija’, 5/42.

  • Muhamed ibn Munkedir (Allahu e mëshiroftë) e vendoste faqen në tokë, pastaj i thoshte nënës: “Çohu dhe vendose këmbën tënde mbi faqen time!” Hiljetu El-Evlija’, 3/150.

  • Amr ibn Mejmun ibn Mehran (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Dola së bashku me babanë për t’i ndihmuar të ecte nëpër disa sokakë të Basras. Arritëm te një përrua dhe meqë ishte plak, nuk mund ta kapërcente atë. Unë u shtriva dhe ai kaloi sipër shpinës sime.” Hiljetu El-Evlija’, 4/82.

  • Alij ibn Fudajl (Allahu e mëshiroftë) i tha babait të tij: “O baba! Sa të ëmbla janë fjalët e shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)!” Fudajli i th: ” A e di pse janë të tilla?” “Jo, o baba.”- i tha djali. Fudajli tha: “Sepse ata përmes tyre kishin për qëllim Allahun.” Hiljetu El-Evlija’, 10/23.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Namazi më i mirë tek Allahu është namazi i sabahut me xhemat në ditën e xhuma.” Es-Silsile Es-Sahiha, 4/91.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sa herë që veprat tua të mira zvogëlohen në sytë e tu, rriten tek Allahu. Sa herë që ato rriten dhe zmadhohen në zemrën tënde, pakësohen dhe zvogëlohen tek Allahu. Ndërsa, veprat e tua të këqija janë në të kundërtën e kësaj.” Medarixh Es-Salikin, 1/703.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush flet për fenë pa dije, është gënjeshtar, edhe nëse nuk e ka për qëllim gënjeshtrën.” Mexhmu’u El-Fetaua, 10/449.

  • Imam Se’id ibn Musejjib (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush mjaftohet me Allahun, të gjithë njerëzit do të kenë nevojë për të.” Hiljetu El-Evlija’, 2/174.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Dita e xhuma është ditë adhurimi. Ajo karshi ditëve tjera të muajit, është sikur muaji i Ramazanit karshi muajve të tjerë. Po ashtu, ora kur pranohen lutjet në të është sikur nata e Kadrit në muajin e Ramazanit.” Zad El-Me’ad, 1/398.

  • Një njeri i tha Hudhejfe ibn Jemanit (radijAllahu anhu): “Frikohem se mos jam mynafik?” Ai ia ktheu: “Sikur të ishe mynafik, nuk do të frikoheshe.” U’jun El-Ahbar, 2/739.
  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur Allahu ia do të mirën njeriut, i ndihmon ndaj kohës së tij dhe e kthen atë (kohën) në ndihmës të tij. E kur nuk ia do të mirën, e kthen kohën kundër tij dhe ia ngushton atë.” Medarixh Es-Salikin, 3/125.

  • Muhamed ibn Hasen (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) na nxiste që të mësonim dije fetare (fikh) dhe na ndalonte nga mësimi i filozofisë.” Dhemm El-Kelam, i Hereviut, 5/221.

  • Ibn Umeri (radijAllahu anhu) dilte herët në mëngjes në treg dhe këdo që e takonte, e përshëndeste me selam. Ai thoshte: “Këtë e bëj për shkak të selamit; e përshëndes me selam këdo që e takoj.” Sahih El-Edeb El-Mufred, 1006.

  • Uehb ibn Munebbih (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e shkel epshin e vet me këmbë, shejtani frikohet edhe nga hija e tij.” Hiljetu El-Evlija, 2/49.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Fjalët e qortuara janë ato që e kundërshtojnë Kuranin dhe Sunetin. Çdo gjë që e kundërshton Kuranin dhe Sunetin, është e kotë dhe gënjeshtër, dhe njëkohësisht e kundërshton fenë dhe mendjen. Allahu thotë: “Të përkryera janë fjalët e Zotit tënd në vërtetësi dhe drejtësi.” (El-En’am, 115)” Mexhmu’u El-Fetaua, 7/435.

  • Ibn Hazmi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sikur të mos ishte lakmia, askush nuk do t’i nënshtrohej askujt.” Resail ibn Hazm, 1/372.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ka shpëtuar ai që është bërë musliman, që i është dhënë risk i mjaftueshëm dhe që Allahu e ka bërë të kënaqur me atë që ia ka dhënë.” Muslimi, 1054.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Tërë feja kthehet tek këto dy gjëra: kryerja e urdhrave dhe braktisja e harameve.” U’ddetu Es-Sabirin, 108.

  • Umeri (radijAllahu anhu) thotë: “O njerëz! Të mos iu mashtrojë të folurit e shumtë të njeriut dhe ngritja e zërit që ai e bën, sepse burrë i vërtetë është vetëm ai që e ruan amanetin dhe nuk i cenon nderet e njerëzve.” Mekarim El-Ahlak, ibn Ebi Ed-Dunja, 89.

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Frikohem se kërkimi i lutjes prej të varfrit të cilit i jep lëmoshë, është përmendje e së mirës që ia bën.” Et-Ta’lik Ala Igatheti El-Lehfan.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Besimtar i vërtetë është ai që njerëzit ia besojnë pasuritë dhe jetët e tyre. Ndërkaq, muhaxhir (emigrues) i vërtetë është ai që largohet nga gabimet dhe mëkatet.” Sahih El-Xhami’, 6658.

  • Një grua e pyeti imam Ebu Hanifen (Allahu e mëshiroftë): “Ku është Zoti yt të Cilin e adhuron?” Ai u përgjigj: “Allahu i Lartësuar është mbi Qiell dhe jo në Tokë.” Një njeri që ishte i pranishëm i tha: “Çfarë mendon për fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Ai (Allahu) është me ju kudo që të gjendeni”?” (El-Hadid, 4) Ebu Hanifeja ia ktheu: “Kjo është sikur kur i shkruan dikujt dhe i thua: “Unë jam me ty!”, edhe pse je larg tij.” El-Esma’u ue Es-Sifatu, i Bejhekiut, 2/337.

  • Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) thotë: “Mos u bëj imme’ah (pasues i verbër)!” Të pranishmit thanë: “Çfarë është immeah?” Ai tha: “ Është njeriu që thotë: “Unë shkoj pas njerëzve, nëse ata udhëzohen, do të udhëzohem edhe unë e nëse ata devijojnë nga rruga e drejtë, do të devijoj edhe unë.” Sifetu Es-Safue, 1/159.
  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Lexojeni suren El-Bekare sepse leximi (mësimi) i saj është bereqet, ndërkaq lënia e saj është pikëllim dhe atë nuk mund të mposhtin magjistarët.” Muslimi, 804. Po ashtu thotë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza; vërtet shejtani ikën nga shtëpia në të cilën lexohet surja El-Bekare.” Muslimi, 780.

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpirt…” Esh-Shura’, 52. Ibn Si’dij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kurani është quajtur shpirt, sepse nëpërmjet shpirtit gjallërohet trupi, ndërkaq përmes Kuranit gjallërohen zemrat.” Tefsir ibn S’idij.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva