Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

8. KËSHILLA TË DOBISHME

Fotoja

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shpresoj tek Allahu që agjërimi i ditës së Ashurasë t’i shlyejë mëkatet e vitit të kaluar.” Muslimi 1162)

  • Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “A ka gjë më të shëmtuar sesa një i ri që i shërben Sunetit, ndërkohë që vet nuk vepron me të?!” Këshillë e tij drejtuar Muhamed ibn Raf’iut, 19.

  • Disa nga gjeneratat e para të muslimanëve kanë thënë: “Zemrës që i pakësohen mëkatet, i rrjedhin lotët më shpejt.” Mexhmu’ Resail ibn Rexheb, 1/262.

  • Dijetari i madh Salih Alu Esh-Shejh (Allahu e ruajttë): “S’ka dyshim që libri është shoku më i mirë, sepse ai nuk mërzitet prej teje, nuk t’i përhapë fshehtësitë dhe të jep e nuk të merr asgjë.”

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri…” (El-Bekare, 155) Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) shpjegon: “Qëllimi me frikën është humbja e sigurisë. Kjo është më e rëndë se uria, dhe për këtë arsye Allahu e përmendi më përpara.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/177.

  • Imam ibn El-Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shenjë e mendjes së plotë është ambicia e lartë, ndërkaq ai që kënaqet me pak është i ulët.” Sijer A’lam En-Nubela’, 4/191.

  • Imam Et-Turkumanij El-Hanefij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Jabanxhillëku nuk është në ndarjen nga familja e atdheu apo udhëtimi prej një vendi në një vend tjetër. Jabanxhi është ai që punon me Sunet e Kuran dhe nuk gjen askënd që t’i ndihmojë në këtë. Kështu, ai bëhet një i huaj e i largët në mesin e njerëzve, mirëpo i afërt me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” El-Lume’u fi El-Hauadithi ue El-Bide’i, 584.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Nëse nuk e angazhon gjuhën me përmendje të Allahut, atëherë patjetër ajo të angazhon me gjëra të kota dhe me gjëra që të dëmtojnë.” El-Uabil Es-Sajjib, 82.

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kurdo që të vështirësohen punët, ndërkohë që zemrën e ke të lidhur për Allahun, ato do të të lehtësohen.” Sherh El-Erbe’in En-Nevevije, 246.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Është rënduar jabanxhillëku i Islamit, janë pakuar dijetarët dhe na kanë mundur mendjelehtët.” Zad El-Me’ad, 3/443.

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeri i suksesshëm është ai që i frikohet më shumë e më fort Allahut kur është vetëm sesa me të tjerët.” Sherh Rijad Es-Salihin, 139.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Zemra e pastër, për shkak të jetës së saj të përsosur, dritës dhe pastërtisë nga ndyrësitë e pisllëqet, nuk mund të ngopet me Kuran.” Beda’iu Et-Tefsir, 1/320).

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Dita më e mirë për njeriun, pa asnjë përjashtim, është dita e kthimit të tij me pendesë tek Allahu.” Zad El-Me’ad, 3/585.

  • Allahu thotë: “Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.” (En-Nisa’, 27). Shpjegimi: “Dëshirojnë të bëheni sikur ata; të bëni zina (imoralitet) ashtu siç bëjnë ata.” Tefsir Et-Taberij.

  • Imam Fudajl ibn Ijad (Allahu e mëshiroftë) u pyet: “Çka është modestia?” Ai tha: “Që njeriu t’i nënshtrohet e t’i dorëzohet të vërtetës, si dhe ta pranojë atë (të vërtetën) prej atij që e thotë.” Medarixh Es-Salikin, 2/243.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kundërshtimi i shpalljes me anë të mendjes është trashëgimi nga Ebu Murre (Iblisi), ngaqë ai është i pari që kundërshtoi argumentin (urdhrin) fetar me anë të mendjes.” Es-Sauaik El-Mursele, 3/998.

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Vetëm ai që kthehet shpesh me pendesë tek Allahu e ruan namazin e Duhasë. Ai është namazi i atyre që kthehen shpesh me pendesë tek Allahu.” Sahih El-Xhami’.

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “O vëllai im, mos u çudit nëse pasuesit e së mirës etiketohen me llagape të këqija. A nuk e di se profetëve u thoshin magjistarë e të çmendur?” Lika’ El-Bab El-Meftuh.

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Atij që Allahu e ka krijuar për Xhenet dhuratat vazhdimisht i vijnë nga gjërat që i urren.”

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Jeta e kësaj bote është më e pavlerë tek Allahu sesa krahu i mushkonjës. Për këtë arsye kur njeriu i fal dy rekatet e sabahut, kjo është më e mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të, prej se është krijuar e derisa të shkatërrohet. Sa kohë marrin këto dy rekate? Pesë minuta së bashku me abdes. Pesë minuta janë më të vlefshme se tërë dynjaja, prej fillimit të saj e deri në fund. Atëherë, dynjaja nuk paska kurrfarë vlere tek Allahu i Madhërishëm.” Sherh El-Kafije Esh-Shafije, 4/268.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Zemra është krijuar për ta përmendur Allahun e Patëmeta.” Mexhmu’u El-Fetaua, 9/312.

  • Suvejd ibn Se’id (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Gjersa isha në Mekë e pashë Abdullah ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) sesi shkoi tek pusi i zemzemit dhe nxori ujë prej tij, pastaj u kthye kah Qabeja dhe tha: “O Allah! Ibn Ebu El-Meval na ka treguar nga Muhamed ibn El-Munkedir, e ky nga Xhabiri se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim për të cilin pihet.” Ja pra, unë po e pi për etjen e ditës së Kiametit.” Pastaj e piu.” Tarih Bagdad, 10/160.

  • Imam Ez-Zuhrij (Allahu e mëshiroftë) e agjëronte ditën e Ashurasë edhe kur ishte në udhëtim. Disa i thanë: “E agjëron Ashuren kur je në udhëtim, kurse e prish agjërimin e Ramazanit?!” Ai tha: “Ditët e paagjëruara të Ramazanit mund të kompensohen, ndërsa Ashura ikën.” Shu’ab El-Iman, 5/335)

  • I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe i shtëpisë në të cilën nuk përmendet Ai, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.” Sahih Muslim, 779.

  • Përcillet se Abdullah ibn Mes’udi (Allahu e mëshiroftë) e pa një njeri duke qeshur gjatë varrimit dhe i tha: “Po qesh gjatë varrimit? Kurrë më s’do të të flas!” Ez-Zuhd i imam Ahmedit, 888.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur njeriun e nxitë vetja për kryerjen e mëkatit, mirëpo ai e urren, e largon nga vetja dhe e lë për hir të Allahut, atëherë atij i shtohet përmirësimi, mirësia dhe devotshmëria.” Mexhmu’u El-Fetaua, 10/767.

  • Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi). Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” (El-A’raf, 12). Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Këtë kundërshtim djallëzor e trashëguan edhe pasuesit e tij, duke i dhënë përparësi origjinës dhe prejardhjes ndaj besimit dhe devotshmërisë.” Es-Sauaik El-Mursele, 3/1003.

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sa më shumë të forcohet teuhidi në zemrën e njeriut, po aq i forcohet atij edhe besimi, qetësia, mbështetja në Allahun dhe bindja në Të.” Mexhmu’u El-Fetaua, 28/35.

  • Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mos u bëj prej atyre që mashtrohen me shumicën, nëse ajo është në të kundërtën e Sunetit.” Es-Silsile Es-Sahiha, 1/390.

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva