A është në rregull braktisja e xhamisë për aksham në Ramazan?

A është në rregull braktisja e xhamisë për aksham në Ramazan?

Hoxhë Lulzim Perçuku: Xhamitë nuk duhet braktisur. Te ne në Ramazan pothuajse nuk del askush për xhami për namazin e akshamit. Kjo nuk është nga Islami. Secili mund ta çelë iftarin me disa hurma (apo çkado tjetër) dhe të dalë në xhami për namaz, sepse kështu përkohësisht i largohet uria.

Hadithi i cili flet që të mos falet namazi kur shtrohet ushqimi, kjo është kur njeriu ka shumë lakmi për atë ushqim saqë nëse shkon në xhami, mendjen do ta ketë tek ushqimi. Ky person, edhe nëse e ka xhaminë afër, nuk e ka obligim të dalë.

Mirëpo, kjo dispozitë nuk i përfshin të gjithë, por vetëm ndonjë i cili është uritur apo është lodhur shumë dhe mendjen do ta mbajë vetëm tek ushqimi gjatë namazit, e që duhet të hajë se përndryshe nuk ka koncentrim në namaz. Në përgjithësi njerëzit duhet të dalin në xhami për aksham.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit