Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A është gënjeshtra mëkat?

tumblr_nxjxzntCO01qccobxo1_540

A është gënjeshtra mëkat?

Duhet të dimë se gënjeshtra është prej mëkateve të mëdha, prej mëkateve shkatërruese. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në hadithe të shumta ka ndaluar prej gënjeshtrës. Ai ka thënë se kur njeriu vazhdon të gënjejë, shkruhet si gënjeshtar tek Allahu dhe kjo e dërgon në xhehenem. Prandaj, besimtari duhet të ketë kujdes me gjuhën e tij.

Po ashtu, ai salAllahu alejhi ue selem ka treguar se gjëja që më së shumti i hedh njerëzit në zjarr të xhehenemit është gjuha. Ajo çfarë flasin me gjuhët e tyre bëhet shkak që të hidhen në zjarr të xhehenemit me fytyrat e tyre, ose me fytet e tyre siç ka ardhur në dy transmetime.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush më garanton atë që është mes dy nofullave dhe atë që është mes dy kofshëve, unë ia garantoj xhenetin.” Përveç që gjuha ka rrezik të madh ta çojë njeriun në zjarr të xhehenemit, nga ana tjetër ka shpërblim të madh nëse njeriu tregohet i kujdesshëm me gjuhën e tij. Pra, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ia ka garantuar xhenetin atij që e ruan gjuhën dhe nderin e tij.

Dijetarët kanë thënë: “Gjuha është sikurse egërsira që e mban njeriu të lidhur. Nëse e zgjidh, të parin që e sulmon është pronari i saj.” Nëse e liron gjuhën, më së shumti do të dëmtojë ty. Para se të flasësh, mendo se ajo që do ta thuash është fjalë e mirë nga e cila ke shpërblim tek Allahu, apo është e keqe për të cilën do të dënohesh tek Ai? Nëse është e mirë, e flet. Nëse është e dëmshme/mëkat, ndalesh. Nëse është fjalë nga e cila nuk ke as shpërblim e as dënim, atëherë më mirë është të mos e nxjerrësh.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem krejt shpëtimin e njeriut e ka lidhur me gjuhën dhe ka treguar se esenca e shpëtimit të tij është tek gjuha. Ai ka thënë: “Kush beson Allahun dhe ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë.” Dhe ka thënë: “Kush heshtë ka shpëtuar.” Shpëtimi i njeriut është te heshtja, tek mos të folurit e gjërave të ndaluara.

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva