A ka raste që lejohet të anojë zemra më shumë nga shpresa sesa nga frika ndaj Allahut?

Përgjigjje: Këtu ka mospajtime mes dijetarëve, porse mendimi më afër së vërtetës është se në disa gjendje i lejohet njeriut të ketë shpresë më të mëdha tek Allahu sesa frikë. E kjo është kur njeriu:

-është i sëmurë: ngase në këtë gjendje zakonisht e humbet shpresën në Mëshirën e Allahut, porse në këtë rast ai duhet ta shtojë atë;

-kur është afër vdekjes. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Askush prej jush të mos vdesë veçse duke pasur mendim të mirë për Allahun.” Në çastet e vdekjes apo kur i afrohet vdekjes, njeriu duhet ta përmirësojë mendimin ndaj Allahut se po shkon tek Ai që është Mëshirues, Falës i mëkateve, se do e presë me mëshirën e Tij e do ia fal mëkatet. E jo të ketë mendim të keq se Ai nuk do t’ia pranojë veprat, se do t’ia asgjësojë veprat e mira, se nuk do ia falë mëkatet.

? E në gjendje tjera duhet balancuar, duke qenë mes frikës dhe shpresës. Disa dijetarë kanë thënë se kur njeriu është i ri duhet të ketë më shumë frikë në Allahun, ngase ai ka epsh më të madh. I riu bie më shpejt në mëkat sesa i moshuari që nuk ka epsh. E kur është i moshuar e shton shpresën në mëshirën e Allahut. Kjo ndërlidhet me atë që e cekëm më lartë se plaku i është afruar vdekjes.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit