A lejohet të thuhet “shëroj me Kuran”?

Përgjigjje: Nuk lejohet të shprehet njeriu kështu, sepse Ai që shëron është vetëm Allahu i Madhërishëm. Edhe pse personi (apo rukjexhiu) i lexon Kuran tjetrit, nuk do të thotë se është ai i cili shëron, porse ai apo Kurani që e lexon është sebep (shkak) për shërim. Andaj, është mirë t’i iket asaj shprehje dhe të zëvendësohet me fjalët “mjekojmë me Kuran” ose “bëjmë rukje me Kuran”.

✏️ Shërimi është Cilësi e Allahut, e rukja është cilësi e njeriut. Njeriu bën rukje. Rukja përfshin dy kuptime: a) leximin e Kuranit apo lutjeve dhe fryrja, b) kurimin me barna.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit