Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

A prishet agjërimi nga bërja dush pasi kam dëgjuar se lëkura e thith ujin?

ramazan

A prishet agjërimi nga bërja dush pasi kam dëgjuar se lëkura e thith ujin?

Hoxhë Namik Vehabi: Dushi gjatë agjërimit mund të jetë disa llojesh:

-i obliguar, sikur në rastin kur muslimani të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten para syfyrit e të mos marrë gusel veçse pasi të ketë hyr koha e sabahut, siç ka ndodhur edhe me Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem.

-të bëjë gusël të obliguar pasi është zgjuar xhunub nga gjumi i ditës dhe kjo nuk e prish agjërimin, por e ka obligim guslin.

-të bëjë dush gjatë ditës së agjërimit për freski nga vapa e madhe dhe kjo është e lejuar.

Madje i lejohet agjëruesit që edhe të zhytet tërësisht në ujë, nëse sigurohet që nuk i futet uji në brendësi të trupit.

Duhet pasur parasysh se për gjërat që e prishin agjërimin duhet të ketë argument, e të mos flitet për to pa dije fetare.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva