Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Agjërimit i jepet përparësi ndaj punës

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

http://binbaz.org.sa/mat/13354

Pyetje: Unë e agjëroj Ramazanin në vendin ku jetoj, falënderimi qoftë për Allahun, mirëpo për shkak të punëve të shumta dhe vështirësive gjatë kryerjes së tyre, përballem me rraskapitje. Andaj, a kam ndonjë mëkat (nëse nuk agjëroj) apo ta lë punën dhe të fillojë me agjërim?

Përgjigje: Ti e ke për detyrë të agjërosh ashtu siç të ka urdhëruar Allahu dhe të lësh punën e cila të dëmton. Punon aq sa ke mundësi dhe njëkohësisht nuk e ndërprenë agjërimin. Nëse orari i punës është dhjetë orë dhe të vije rëndë, atëherë bëje shtatë orë, apo gjashtë orë, apo pesë orë, në mënyrë që të mundesh të agjërosh. Mos puno punë e cila të dëmton apo që bëhet shkak për mos agjërimin tënd. Kjo, sepse Allahu ta ka bërë obligim agjërimin dhe ti je i shëndoshë (jo i sëmurë) dhe nuk je udhëtar. Andaj e ke për detyrë të agjërosh dhe ta lësh punon e cila të rraskapitë, të lodhë e të dëmton, apo ta pakësosh atë.

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori