Bindja e plotë në përgjigjen e lutjes

?Shejkh Abdurrezak el Bedr thotë se kanë treguar dijetarët e mëhershëm që kur kanë dal për të falë namazin e shiut, kishte nga ata të cilët kishin kopështe dhe para se të dilnin për t’u lutur tek Allahu për rënien e shiut, së pari i përgatisnin kanalet nëpër të cilat do të kalonte uji i shiut. Kështu sepse i tilli ishte i bindur se pas lutjes së bërë, Allahu do e zbriste shiun. Madje kishte prej atyre që merrnin dhe çadra me vete ngase kishin bindjen se do binte shiu pas kryerjes së lutjes së kërkimit të shiut dhe do ju nevojitej ajo për të mos u lagur nga shiu.

?Pra, kjo është bindja që besimtari duhet ta ketë ndaj përgjigjes së lutjes e bërë tek Allahu. Andaj të mos kesh mëdyshje në përgjigjen e lutjes tënde. Lutja me zemër të pavëmendshme e të shkujdesur meriton të mos marrë përgjigje.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit