Cilësitë e rafidive (shiave)-2

2. Nifaku (hipokrizia), e cila është një ndër parimet e fesë së tyre, të cilën e quajnë tukje[1]. Sa i përket kësaj cilësie, ata i referohen imamëve të ehlul bejtit (familjes së Pejgamberit), mirëpo ata i ka pastruar Allahu nga kjo cilësi. Rafiditë i referohen Xha’fer es Sadikut, kinse paska thënë: “Tukja është e tërë feja ime dhe e baballarëve të mi”[2]. Por Allahu i ka pastruar besimtarët nga kjo cilësi, bile ehlul bejti ishin ndër më të sinqertit të cilët e kanë realizuar imanin, ndërsa feja e tyre ka qenë takvllaku (devotshmëria) e jo hipokrizia (tukja)[3].

Ndërsa shenjat dhe shkaqet e hipokrizisë janë të theksuara te shiat më tepër se tek çdo sekt tjetër, bile në mesin e tyre gjendet nifaku më i madh dhe më i hapët se sa tek sektet tjera. Simbol i fesë së tyre është tukja, e cila d.m.th kur njeriu e flet të kundërtën e asaj që e mban në zemër, e kjo është shenjë e nifakut (hipokrizisë), siç thotë Allahu:

Ajo që ju gjeti atë ditë (në Betejën e Uhudit), kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut – për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë, dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata (Ali Imran: 166-167).

Po ashtu thotë: Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre (El Bekare: 10).

Pra në përgjithësi shenjat e hipokrizisë siç janë: gënjeshtra, thyerja e premtimit dhe tradhtia, janë të theksuara tek shiat më tepër se tek çdo sekt tjetër, dhe kjo është cilësi e moçme tek ta, sepse ata e kanë tradhtuar edhe Aliun dhe bijtë e tij Hasenin dhe Husejnin[4]. Prandaj a mund të ketë njerëz më të devijuar sesa ata të cilët kanë urrejtje ndaj muhaxhirëve dhe ensarëve të parë, ndërsa kanë miqësi dhe dashuri ndaj mosbesimtarëve dhe hipokritëve!?

Allahu thotë: A nuk i sheh ata (hipokritët) që shoqërohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk ju përkasin as juve (o besimtarë), as atyre. Ata me vetëdije betohen në gënjeshtër (se janë besimtarë). Allahu u ka përgatitur atyre dënim të rëndë, sepse është vërtet e mbrapshtë ajo që bëjnë. Betimet e tyre i kanë bërë perde (për mbrapshtitë e tyre) dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut; ata i pret dënimi poshtërues. As pasuria, as fëmijët e tyre nuk do t’u vijnë aspak në ndihmë (kur të jenë) para Allahut; ata do të jenë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, ashtu siç të betohen ty tani, duke menduar se kjo do t’u sjellë dobi. Në të vërtetë, pikërisht ata janë gënjeshtarët. Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit. Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar. Allahu ka vendosur: “Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!” Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm. Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese” (El Muxhadele: 14-22).

Të gjitha këto ajete kanë zbritur për hipokritët, ndërsa më së shumti hipokritë ka tek shiat, bile çdo individ i shiave ka një degë të hipokrizisë, siç thotë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem):

Ai që ka këto katër cilësi numërohet hipokrit i kulluar, ndërsa ai që ka njërën nga këto numërohet se ka një degë të hipokrizisë derisa ta braktisë atë: kur flet gënjen, kur e merr amanetin nuk e çon në vend, kur jep besën nuk e mbanë dhe kur është në konflikt bën zullum[5].

Më pas Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) sqaron se si shiat sillen me hipokrizi me të tjerët, ku thotë: “Sa u përket shiave, ata çdo herë sillen me hipokrizi, sepse feja që kanë në zemër është fe e prishur e cila i shtynë të gënjejnë, të tradhtojnë dhe të mashtrojnë njerëzit. Asnjëherë nuk ngurrojnë për t’ju bërë dëm njerëzve, saqë nuk lënë të keqe që kanë mundësi ta bëjnë e të mos e bëjnë. Ata janë të urryer edhe tek ata njerëz që nuk i njohin, sepse në fytyrën dhe në fjalët e tyre shfaqen shenjat e hipokrizisë. Ata sillen me hipokrizi qoftë edhe ndaj njerëzve të dobët për të cilët s’kanë ndonjë nevojë, sepse kanë hipokrizinë që i bën njerëz me zemra të dobëta.”[6]

Pra hipokrizia është e theksuar shumë tek shiat, vëllezërit e jehudive, saqë në asnjë sekt tjetër nuk është më e theksuar dhe më e hapët se sa tek këta, sepse në mesin e tyre janë grupet nusajrije, ismailije e të tjerë, të cilët janë grupet më hipokrite dhe më armiqësore ndaj Allahut dhe pejgamberit të Tij[7].

Vijon…

Shkëputur nga libri: “Meukifu ibën Tejmije miner Rafida”, me autor: Abdullah ibën Ibrahim

Përktheu: Jeton Bozhlani


[1] . Tukje dmth kur njeriu e shfaqë të kundërtën e asaj që e fsheh në brendësinë e tij.

[2] . “Usulul Kafi”: 2/219.

[3] . “El Minhaxh”: 2/46.

[4] . “El Minhaxh”: 7/151, 8/318.

[5] . Buhariu: 1/14, Muslimi: 1/78.

[6] . “El Minhaxh”: 6/425.

[7] . “El Minhaxh”: 7/476.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit