Dhul Karnejni nuk është Aleksandri i Madh

Is’hak ibën Bishri transmeton nga Said ibën Bishri, i cili transmeton nga Katade të ketë thënë: “Dhul Karnejni është Aleksandri, babai i të cilit ishte i pari i cezarëve, i cili rrejdh nga djali i Nuhut (alejhi selam). Kurse Dhul Karnejni i dytë është Aleksandri i Maqedonisë (Aleksandri i Madh), i cili kishte ndërtuar qytetin e Aleksandrisë, për historinë e të cilit kanë shkruar romakët. Ky i fundit ka jetuar shumë më vonë sesa Aleksandri i parë, sepse ky ka jetuar afërsisht treqind vite para Isës (alejhi selam). Vezir i tij ka qenë Aristoteli, dhe ky ka pushtuar perandorinë e Persisë”.

E bëmë këtë sqarim, sepse shumë njerëz besojnë se Aleksandri ka qenë një, dhe se ai qëështë përmendur në Kur’an është Aleksandri i Maqedonisë. Për shkak të kësaj bindjeje bëhet një gabim shumë i madh, sepse i pari ka qenë besimtarë, njeri i devotshëm, mbret i drejtë, dhe Hidri ka qenë vezir i tij, i cili ishte pejgamber sipas asaj që kemi thënë më herët. Kurse i dyti (Aleksandri i Madh), ka qenë mushrik (politeist), dhe vezir i tij ka qenë Aristoteli. Mes tyre ka një distancë kohore më tepër se dymijë vite, andaj ka dallim shumë të madh, dhe kjo nuk guxon t’i ngatërrohet një njeriu të menqur.

Shkëputur nga libri “El Bidajeh ven Nihajeh” i Ibën Kethirit, 2/104.

Përktheu: J.B.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit