Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Ezani nga mjeti incizues

Pyetje: Thirrja e ezanit është sunet për kohët e obliguara të namazit, por cili është vendimi nëse aktivizohet nga mjeti i incizimit, nëse myezinët nuk zotërojnë mirë thirrjen e tij?

Përgjigje: Ezani është farz kifajeh [1], duke i shtuar kësaj se është njoftim për hyrjen e kohës së namazit dhe thirrje për te ai. Kështu, kur të hyjë koha e namazit, nuk mjafton aktivizimi i tij nga ndonjë incizim i mëparshëm. Muslimanët e kanë obligim të caktojnë dikë nga mesi i tyre që, kur të hyjë koha e namazit, të dijë ta thërrasë mirë ezanin.

Suksesi është nga Allahu. Salatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij.

Pyetja e gjashtë nga fetuaja nr. 4091.

Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua në përbërje të:
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendës kryesues i Komisionit: Aburrezzak Afifij
Kryesues: Abdulaziz bin Baz

Pyetje: Kam dëgjuar nga disa njerëz prej vendeve të ndryshme islame se ata incizojnë në kaseta ezanin e dy haremeve të ndershme (Mekës dhe Medinës), pastaj e vendosin kasetofonin përballë mikrofonit dhe në këtë mënyrë thërritet ezani, në vend se ta thërrasë atë myezini; a lejohet falja e namazit (në atë xhami)? Dhe mundësisht të përmendni argumentin nga Kurani dhe suneti, duke shtuar një sqarim të thjeshtë!

Përgjigje: Assesi nuk mjafton që thirrja e ezanit të ligjësuar për namazet e obliguara të bëhet nga kaseta në të cilën është incizuar ezani. Përkundrazi, është obligim që vetë myezini ta thërrasë ezanin për namaz, siç është saktësuar nga Pejgamberi (alejhis-salatu ue sel-lam) se ai urdhëroi thirrjen e ezanit (për namaz), dhe parimi bazë sa i përket urdhrit është se ai nënkupton obligim.

Suksesi është nga Allahu. Salatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij.

Fetuaja nr. 10189.

Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetua në përbërje të:

Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendës kryesues i Komisionit: Aburrezzak Afifij
Kryesues: Abdulaziz bin Baz

Përktheu: Petrit Perçuku

————————————————————————–
[1] Urdhër që, nëse një pjesë e muslimanëve e zbatojnë, bie obligimi nga masa e gjerë e tyre; nëse
askush prej tyre nuk e kryen, të gjithë janë gjynahqarë. (sh.p.).

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva