Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Falja e namazit të drekës pas atij të xhumasë

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë) qe pyetur lidhur me njeriun i cili e falë xhumanë, pastaj e falë namazin e drekës në ditën e xhuma.

Përgjigje:

Kjo vepër është bidat (risi). Atë që e bëjnë disa njerëz duke e falur namazin e drekës pas atij të xhumasë është një risi dhe nuk ka asnjë bazë. Ajo çfarë i ligjësohet besimtarit është që kur ai të falë xhumanë, t’i falë pas saj katër rekate të vullnetshme.

Ashtu siç thotë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

“Kur të faleni pas namazit të xhumasë, atëherë falni katër rekate”.

Ndërkohë që ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në shtëpinë e tij falte dy rekate (pas xhumasë). Pra, sunet është që njeriu të falë pas namazit të xhumasë katër rekate. S’ka gjë të keqe nëse i falë vetëm dy. Ndërsa ta falë drekën, kjo është bidat i pabazë dhe nuk duhet t’u miratohet disave që bëjnë një gjë të tillë në disa vende. Kjo është një traditë e pabazë. Këta njerëz dyshojnë dhe thonë: “Kam frikë se xhumaja nuk është e vlefshme”. (Në fe) nuk ka vend për këso gjëra dhe s’është mirë të ketë kësi dyshimi dhe vesvese. Nga Allahu kërkojmë shpëtim!

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

“Fetaua Nurun Ala Ed-Derb”

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva