Fetua rreth disa çështjeve rreth shitblerjes

 Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetua

Përzgjodhi dhe përktheu: Jeton Bozhlani

1. Pyetje: A është e ndaluar shitblerja nëpërmjet ankandit publik?
Përgjigje: Lejohet shitja nëpërmjet ankandit publik dhe nuk ka ndalesë në të.

2. Pyetje: A lejohet që muslimani të bëhet ortak në biznis me një jomusliman?
Përgjigje: Lejohet ortakëria në mes të muslimanit dhe jomuslimanit në ato gjëra që i ka lejuar Allahu.

3. Pyetje: A lejohet punësimi në ato restorante të cilat bëjnë shërbime me mish të derrit dhe alkool?

Përgjigje: Nuk lejohet të punohet në ato dyqane e as në restorante të cilat u shërbejnë musafirëve me alkool dhe mish të derrit edhe nëse aty shërbehet me gjëra tjera të lejuara, qoftë ajo punë direkte në shërbim qoftë edhe larje e enëve në ato restorante, për arsye se me këtë bëhet bashkëpunim në të keqen, kurse Allahu ka ndaluar nga kjo, duke thënë:

‘Mos e ndihmoni njëri tjetrin në gjynahe e armiqësi’ [El Maide 2]

Nga ana tjetër nuk je i detyruar domosdoshmërish që të punosh në atë vend, sepse toka e Allahut është e gjërë, vendet e muslimanëve janë të shumta edhe punët e lejuara janë të shumta gjithashtu. Andaj qëndro bashkë me muslimanët në një vend ku të lehtësohet puna e lejuar, Allahu thotë:

Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë’ [ Talak, 2-3]

4. Pyetje: A i lehohet një personi të punoj si berber me kusht që mos ta bëjë rruajtjen e mjekrave?
Përgjigje: Rruajtja e mjekrës është e ndaluar dhe nuk lejohet të punohet si berber për rruajtjen e mjekrave, sepse kjo është bashkëpunim në mëkate, gjë që ka ndaluar Allahu, ku thotë:

‘Mos e ndihmoni njëri tjetrin në gjynahe e armiqësi’ .

Ndërsa, nëse punon si berber vetëm me qethjen apo rruajtjen e flokëve, atëherë kjo lejohet.

5. Pyetje: A i lejohet shitësit që ta marë kaparin nga blerësi dhe ta përvetësoj atë shumë në rast se blerësi nuk e bën pjesën tjetër të pagesës apo i bie pishman?
Përgjigje: Nëse në realitet është ashtu siç u cek në pyetje, atëherë i lejohet që kaparin ta përvetësojë për vete dhe të mos ia kthejë blerësit nëse ata janë marrë vesh ashtu, kjo sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

6. Pyetje: Tek ne ekziston një vend ku bëhet ndërrimi i paisjeve shtëpiake, p.sh. e dërgojmë frigoriferin apo makinën e larjes të vjetër dhe ua shesim atyre, pastaj nga ta i blejmë paisjet e reja duke ua paguar ndryshimin e çmimit, a lejohet kjo?

Përgjigje: Lejohet ndërrimi i paisjeve shtëpiake të vjetra me ato të reja duke paguar ndryshimin e çmimit, duke pasë parasyshë dallimin e vlerës së njërës ndaj tjetrës, sepse kjo është një shitblerje që e ka lejuar Allahu dhe nuk ka ndonjë ndalesë në këtë nëse ata nuk kushtëzojnë gjë mes veti.

7. Pyetje: Cili është vendimi i sheriatit lidhur me shprehjen “Artikulli i shitur nuk kthehet e as nuk ndërrohet”, të cilën e shkruajnë disa pronarë të dyqaneve në faturat e artikujve. A është ky kushtëzim i lejuar sheriatikisht, dhe cila do të ishte këshilla juaj lidhur me këtë çështje?

Përgjigje: Shtija e artikullit me kusht që ai nuk kthehet e as nuk ndërrohet nuk është e lejuar, sepse ky kusht është i pavlefshëm, sepse me këtë dëmtohet blerësi. Me anë të këtij kushti shitësi obligon blerësin që ta blejë artikullin qoftë edhte me të meta dhe, ky kushtëzim nuk mund ta pafajësojë shitësin nga të metat që gjenden në artikull, sepse nëse artikulli është me të meta atëherë është e drejtë e blerësit që ta ndërroj me artikullin tjetër i cili është i pa të meta, apo është e drejtë e tij që përballë asaj të mete të artikullit ta marrë një pjesë të çmimit që e ka paguar (ta paguaj më lirë), sepse çmimi i plotë paguhet për artikullin e pa të meta dhe, nëse blerësi e merr këtë çmim për një artikull me të meta atëherë kjo nuk është e drejtë.

Gjithashtu kushtet që janë sipas traditës sheriati i ka vënë në pozitë të kushteve gojore, me qëllim që artikulli të blehet me pa të meta dhe që blerësit t’i lejohet ta kthejë atë nëse ka të meta, pra kushtëzimi sipas traditës që artikulli të jetë pa të meta është sikurse kushtëzimi gojor.

8. Pyetje: A lejohet ta ndërroj veturën time të vjetër me një të re duke paguar ndryshimin e çmimit për veturën e re? Sepse në vendin tonë veprojnë kështu: pronari i veturës së vjetër paraqitet tek kompania e veturave dhe i lajmëron për dëshirën e tij, pastaj ata përcaktojnë çmimin e të dy veturave dhe ai paguan dallimin dhe mer veturën e re në vend të vjetrës. A është e lejuar kjo lloj shitblerje.
Përgjigje: Nëse në realitet puna qëndron ashtu siq e cekët, atëherë të lejohet që veturën e vjetër ta ndërrosh me një të re dhe ta paguash dallimin e çmimit, dhe kjo nuk është shitblereje e ndaluar e as kamatë, sepse veturat nuk bëjnë pjesë në ato gjëra që nëse shkëmbehen mes veti duhet të bëhen
krye për krye.


Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit