Kam dëgjuar që pas përfundimit të leximit të Kuranit duhet të bëjmë sevi sexhde për shkak se kemi mundur të harrojmë ndonjë shkronjë apo kemi bërë ndonjë gabim. A është kjo e vërtetë apo duhet të bëhet ndonjë tjetër mbas leximit të tërë të Kuranit?

❔Pergjigja ❔

?Nuk di që ka ndonjë argument që tregon se pas hatmes së Kuranit duhet të bëhet ndonjë lloj i sexhdes, qoftë ajo sexhde e harresës apo sexhde tjetër (e falënderimit).

? Kur është pyetur Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, se a lejohet që pas hatmes së Kuranit të bëhet sexhde si falënderim ndaj Allahut që na mundësoi ta bëjmë hatme atë, ai u përgjigj:

☘️ “Bërja e sexhdes pas hatmes së Kuranit nuk ka bazë (në Kuran dhe Sunet), prandaj më parësore është lënia e saj. E përsëris: Të mos bëhet sexhde pas hatmes së Kuranit është më parësore, sepse nuk ka argument për këtë.”

? (Fetwaja mund të lexohet dhe dëgjohet (në gjuhën arabe) në webfaqen zyrtare të shejhut përmes linkut:

http://www.binbaz.org.sa/node/15491 )

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit