Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Kategoritë e njerëzve në agjërim (4)

photo_2019-02-18_17-37-40

4. I moshuari në moshë të shtyrë.

Plaku i cili ka arritur një moshë aq të shtyrë saqë nuk e di se çfarë flet, flet përçartë, i matufosuri, që nuk di të dallojë gjërat se çfarë është e mirë dhe e keqe. Për të nuk është obligim agjërimi dhe as ushqimi i të varfërve. Kjo ngase urdhrat dhe ndalesat bien për të, nuk janë më obligim, përderisa është në këtë gjendje llogaritet sikur fëmija i cili është në moshën që nuk di të dallojë të mirën e të keqën.

E nëse ai nganjëherë di e nganjëherë nuk di të dallojë gjërat (të mirën nga e keqja), atëherë kur i vjen kjo vetëdije e ka obligim të agjërojë, e jo atëherë kur i humbet mendja duke mos ditur të dallojë gjërat.

Si agjërimi është edhe namazi. Kur plakut të tillë i vjen mendja (i kalon matufosja), e ka obligim faljen e namazit. E kur i humbet mendja (i kthehet matufosja), nuk e ka obligim faljen dhe nuk ka nevojë ta bëjë kaza namazin që i kalon kur është në këtë gjendje.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Ndejat e Ramazanit – Transkriptim.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva