Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Kategoritë e njerëzve në agjërim (9)

photo_2019-02-18_17-37-40

 

9. Gruaja gjidhënëse dhe ajo shtatzënë.

Kur gruaja frikësohet për shëndetin e saj apo të fëmijës së saj, ose nëse është shtatzënë dhe frikësohet për fetusin e saj (se nëse agjëron dëmtohet ajo, apo fëmija a fetusi), i lejohet ta prishë agjërimin. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtetë, Allahu e ka larguar prej udhëtarit gjysmën e namazit1, gjithashtu e ka larguar agjërimin prej udhëtarit, gjidhënëses dhe shtatzënës.” Tirmidhiu, Nesaiu dhe të tjerë. D.m.th. ua ka larguar obligimin e agjërimit në muajin Ramazan (për ta kryer më vonë).
Kur gruaja e prishë agjërimin për shkak të gjidhënies apo shtatzënisë, e ka obligim t’i bëjë kaza ato ditë të pa agjëruara pasi i largohet kjo frikë; kuptohet pasi shtatzëna të lindë dhe të kalojë lehonia dhe më nuk ka këtë frikë për fetusin e saj.
Disa dijetarë kanë bërë dallim se për çfarë ka frikë ajo. Nëse ajo frikësohet për shëndetin e saj, atëherë është sikur i sëmuri, vetëm i bën kaza ditët e pa agjëruara, po ashtu nëse frikësohet njëkohësisht edhe për shëndetin e saj dhe të fëmijës, duhet vetëm t’i bëjë kaza. Ndërsa, nëse frikësohet vetëm për shëndetin e fëmijës, atëherë përveç që duhet t’i bëjë kaza ato ditë të pa agjëruara, gjithashtu duhet të ushqejë një të varfër për çdo ditë të ikur.

1. Nuk e ka për obligim t’i falë të plota, madje preferohet falja e tyre dy rekate. Me namazet që shkurtohen këtu për qëllim janë namazet që kanë katër rekate, namazi i drekës, i ikindisë dhe i jacisë.

•┈ ┈• • ✦ • •┈ ┈•
Ndejat e Ramazanit.
? Hoxhë Lulzim Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva