Kategoritë e teuhidit (besimit në njësimin e Allahut)

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Abdurrezak Afifij, Abdullah Ibën Gudejjan, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: Çfarë është domethënia e teuhid-ur-rububijeh (njësimi i Allahut në zotërim), teuhid-ul-uluhije (njësimi i Allahut në adhurime), dhe teuhid-ul-esma-ues-sifat (njësimi i Allahut në emrat dhe atributet e Tij)?

Përgjigja:

Teuhid-ur-rububijeh është të besosh në plotfuqishmërinë e Allahut; Ai i Vetëm është Nismëtar i krijimit, kontrollimit/udhëheqjes (së universit), jetës, vdekjes, etj.

-Sa i përket teuhid-ul-uluhije, është sinqeriteti i veprave të devotshme p.sh. namazi, agjërimi, zekati, betimet/zotimet dhe flijimi i kafshëve.

Teuhid-ul-esma-ues-sifat është të flasësh për emrat dhe atributet e Allahut në të njëjtën mënyrë siç ka folur Ai dhe Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem); duke i dhënë Atij të njëjtit emra dhe atribute me të cilat Ai e thërret veten e Tij, pa teshbih (krahasim), temthil (përngjasim i atributeve të Allahut me ato të krijesave të Tij), tahrif (shtrembërim i domethënieve), ose ta’til (mohim i atributeve të Allahut).

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Pyetja e parë e fetuasë nr. 9772.
www.alifta.com
Përthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit