Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Këshillë ata të cilët shikojnë futboll në këtë muaj të bekuar të Ramazanit!

⏳Shejkh Abbadi ka thënë: “Futbolli është bërë sprovë dhe fitne për myslimanët në përgjithësi.” Edhe sikur asgjë të keqe të mos kishte futbolli, vetëm humbja e kohës gjatë të shikuarit të tij, mjafton. Ato minuta të shumtë duke e shikuar, të shkojnë kot.

⌛️Madje ka mundësi që t’i bësh mëkat Allahut, shembull: nervozohesh se të humb ekipi i preferuar, e ngrit zërin, mund të ndjesh urrejtje ndaj tjetrit që e përkrah ekipin tjetër, duke e lidhur kështu dashurinë dhe urrejtjen jo për Allahun, por për dikë tjetër, e kjo pa dyshim është prej mëkateve të mëdha.

⌛️Kjo sidomos kur personi e përkrah një ekip të jobesimtarëve, ku shumica apo të gjithë lojtarët e atij ekipi janë jobesimtarë. Është e ndaluar që myslimani të ketë dashuri ndaj një ekipi që janë jobesimtarë.

⌛️E keqja shtohet kur njerëzit shikojnë futboll në muajin e Ramazanit, në të cilin veçse jemi. I tilli do të japë llogari të dyfishtë: e para që nuk e ka shfrytëzuar muajin e Ramazanit në adhurime, lutje, bindje, dhikër, lexim të Kuranit etj., e dyta që e ka kaluar kohën kotë, madje dhe në mëkate.

⌛️Në këtë pikë, mëkati është i dyfishtë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë që është poshtëruar ai person që ka hyrë koha e Ramazanit dhe nuk i janë falur mëkatet. E si pret një person të dalë me rezultate të kënaqshme (me faljen e Allahut) nga Ramazani kur ai e çon kohën me të tilla gjëra dhe nuk e mbush kohën me adhurime ndaj Allahut?!

⌛️Veprimi i kësaj vepre është si pasojë e bindjes dhe besimit të dobët të tyre.

⌛️ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e agjëron Ramzanin me besim (bindje të plotë) dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet.” Buhariu dhe Muslimi. Nëse e vepron të kundërtën, është rrezik për të që të mos e arrijë faljen e Allahut dhe Kënaqësinë e Tij.
Muslimani duhet të ketë kujdes ta ruajë kohën e tij, sidomos në këtë muaj të Ramazanit.

⌛️Dijetarët kanë thënë që kur të agjërosh Ramazanin, agjëro sikur është Ramazani i fundit për ty, ngase nuk e di ti se a do ta arrish Ramazanin tjetër.

⌛️Ne njerëzit shpresojmë për jetë të gjatë. Kjo është prej kurtheve të shejtanit. Secili nga njerëzit, që nuk e ka kuptuar realitetin e kësaj bote dhe botës tjetër, shpreson për një jetë të gjatë, deri në pleqësi, duke i pritur nipat e madje dhe stërnipat.

⌛️Ne e dimë, se ka shumë njerëz, jo vetëm prej të moshuarve, por edhe prej të rinjve, të cilët në vitin e kaluar kanë qenë të gjallë në Ramazan, e sot nuk janë. Prej tyre ke mundur të jesh dhe ti. Pse ti të jesh më i veçantë që mos të të vije vdekja? Pse të jesh i sigurt se gjithsesi do ta arrish Ramazanin e vitit të ardhshëm?

⌛️Kur njeriu e di realitetin e kësaj jete, e që shumë shpejtë do të vdesë, atëherë e kursen kohën e tij.

⌛️Të parët tanë në fe kanë treguar për sahabët se ata e kanë ruajtur kohën e tyre më shumë sesa që ju e kurseni dhe e ruani pasurinë tuaj. Për ta ka qenë koha më e vlefshme sesa pasuria dhe depozitimi i saj dhe kanë qenë xhelozë për të duke mos lejuar t’iu ikë kotë.

⌛️Andaj, ai që e kalon kohën (në veçanti Ramazanin) në gjëra të kota, siç është të shikuarit e futbollit, nuk e ka kuptuar ende rëndësinë e kohës dhe realitetin e kësaj bote. Shumë shpejt mund ta befasojë vdekja, e si do e takojë Allahun?! Secili nga njerëzit duhet t’ia bëjë këtë pyete vetes: Nëse tash më vije engjëlli i vdekjes, si po ia dorëzoj atë Allahut, në çfarë vepra? Në mëkate apo në vepra të mira?”

⌛️Askush prej nesh nuk e di se a do e arrijë të nesërmen. Qëllimi i vetëm për të cilin jemi krijuar dhe që jetojmë në këtë botë, është adhurimi vetëm ndaj Allahut.

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori