Kur i lejohet burrit ta shikojë një grua të huaj

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetua
(Abdullah Ibën Ka’ud, Abdullah Ibën Gudejjan, Abdurrezak Afifij, AbdulAziz ibën Abdullah Ibën Baz)

Pyetja: A u lejohet burrave të shikojnë qëllimisht gratë që nuk i kanë mahrem, përveç shikimit të shpejtë të rastësishëm / aksidental? Nëse jo, a u lejohet studentëve meshkuj të prezantojnë në një ligjëratë që jepet nga një grua me veshje të paturpshme me pretekstin për të mësuar?

Përgjigja: Burrave nuk u lejohet t’i shikojnë gratë përveç shikimit të shpejtë të rastësishëm / aksidental, me përjashtim kur është e domosdoshme, siç është rasti kur burri e shpëton një grua nga fundosja ose nga zjarri, e tërheq atë nga nën copërat e një ndërtese të rrënuar, ose të ngjashme. Është gjithashtu e lejuar në rastin e kontrollimeve apo trajtimeve mjekësore, nëse nuk ka grua në dispozicion për ta kryer procedurën.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

Pyetja e dytë e fetuasë nr. 4671.
www.alifta.com
Në gjuhën shqipe është përkthyer nga gjuha angleze

Kontrolloi: Lulzim Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit