Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Lënësi i namazit vritet si besimtarë apo si kafir?

Meseleja e tretë[1]

A vritet haden (si ndëshkim për veprën e bërë), siç vritet banditi dhe zinaqari, apo vritet si i konvertuar a ateist?

Lidhur me këtë mesele kemi dy mendime të dijetarëve dhe që të dyja janë transmetuar nga imam Ahmedi.

I pari: ai vritet si murted (si i përjashtuar nga feja). Ky është qëndrimi i Seid bin Xhuberjrit, Amir Eshabiut, Ibrahim Enehaiut, Ebu Amër el Euzaiut, Ejub Esahtijanit, Abdullah bin Mubarekut, Is’hak bin Rahaujes, Abdulmelik bin Habibit prej malikijeve. Njëherësh është edhe njëri nga dy interpretimet në medhhebin e Shafiu. Tahaviu thotë se ky është gjykimi i vetë Shafiut. Ndërsa Muhamed bin Hazmi këtë qëndrim e ka përcjellë edhe nga këta sahabe: Omer bin Hatabi, Muadh bin Xhebeli, Abdurrahman bin Aufi, Ebu Hurejra e të tjerë.

I dyti: ai vritet haden (si ndëshkim për veprën e bërë), jo si kafir. Ky është mendimi i Malikut dhe Shafiut. Këtë mendim ka përzgjedhur edhe Abdulla bin Batah.

Në vazhdim do t’i përmendim argumentet e të dyja palëve.

————————————————
1 Burimi: ‘Libri i Namazit dhe gjykimi për lënësin e tij’ – përktheu: B. K

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva