Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Ndëshkimi për atë që nuk agjëron

Shejh: Muhamed Nasirud-din El Albani (Allahu e mëshiroftë)

“Silsiletul-ehadithis-sahihah” – hadithi nr. 3951

Transmeton Nesaiu në “Es-Sunen El Kubra” – me tekst të shkurtuar – (2/4/246/3286), Ibën Huzejmeh në “Sahihun” e vet (3/237/1986) dhe prej tij Ibën Hibbani në “El Meuarid” (445/1800), Hakimi (1/430 dhe 2/209), Et-Taberani në “El Mu’xhem El Kebir” (7667) dhe El Asbehani në “Et-Tergib” (2/608-609) nga AbduRrahman bin Jezid bin Xhabir, ky nga Sulejm bin Amir Ebu Jahja i cili thotë: më ka treguar Ebu Umameh El Bahili dhe ka thënë: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) duke thënë:

“Më erdhën dy burra e më kapën për krahësh dhe më dërguan tek një mal i pakapërcyeshëm.

– Ngjitu – më thanë.

– S’ngjitem dot – u thashë.

– Ne do ta lehtësojmë ty ngjitjen.

Fillova të ngjitem derisa arrita tek mesi i malit, ku dëgjova zëra tëtmerrshëm.

– Ç’janë këta zëra? – thashë.

– Këto janë ulërimat e banorëve të zjarrit.

Pastaj më morën derisa arrita tek disa njerëz të varur për kërcinjtë (gjegjësisht pjesët mbi thembra, prapa zogjve, sh.p.) e tyre, të cilët anët e gojëve i kishin të shqyera dhe ato u rridhnin gjak.

– Kush janë këta?

– Këta janë ata të cilët e prishin agjërimin para kohës (së iftarit) – më thanë.” Hadithi është i vërtetë.

Pra, ky është ndëshkimi për atë që e prish agjërimin qëllimisht, para se të hyj koha e iftarit. E si është puna me ata që nuk agjërojnë fare?! Nga Allahu kërkojmë shpëtim e ndjesë në dynja dhe në Ahiret!

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni artikujt e rinj me email duke u abonuar

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva
Kategori