Nga çfarë rrezikohen motrat nga shikimi i TV e serialeve, madje për këtë nuk kanë ndalesë as nga burrat?

 

Pse një grua nuk e ka ndalesën nga burri i saj për këtë gjë, nuk duhet ta veprojë atë ngase Allahu e ka ndaluar shikimin emisioneve dhe serialeve ku ka muzikë, morale të shthurura, ku vetëm të mira njeriu nuk përfiton prej tyre, çdo gjë që shikohet dhe dëgjohet në to është e keqe. Përveç kësaj gruaja me këtë rast i shikon dhe meshkujt e huaj, ajo e ka obligim ta ulë shikimin. Madje në ato seriale bëhet kufër/mosbesim dhe shirk Allahut. I bëhet diçka e zakonshme kjo gjë duke e parë. Këto janë mëkate të mëdha.

Po ashtu ka humbje të kohës në mëkate, një gjynah shtesë. Andaj TV më së miri është mos ta kesh në shtëpi. Por nëse e ka ndokush, atëherë e lidh me internet dhe dëgjon ligjërata apo Kuran.

Kurse burrat kanë përgjegjësi dhe do të japin llogari para Allahut që nuk i ndalin gratë e tyre nga ky mëkat dhe ndalesë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se burri është bari i familjes së tij, pra duhet të kujdeset për të, e siç e dimë bariu jep përgjegjësi për kopenë e tij.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit