Një motër agjëron, mirpo nuk falë namaz. Çfarë të bëjë ajo?

Përgjigja: Ajo duhet të fillojë sa më parë faljen e namazit dhe të pendohet sinqerisht te Allahu i Plotfuqishëm për lënien e namazeve gjatë muajve të kaluar. Ta dijë se Allahu ashtu siç është Zoti i Ramazanit është edhe Zoti i muajve tjerë.

Prandaj, siç kanë thënë disa prej muslimanëve të parë: “Sa të këqinj janë ata njerëz që e njohin Allahun vetëm në Ramazan.” Gjithashtu, duhet ta dijë se mosfalja e namazit është mëkati më i madh pas shirkut dhe kufrit.
Siç e sqaron Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij rreth namazit, që dijetarët kanë pajtueshmëri se lënia e namazit është mëkat më i madh se zinaja (amoraliteti), konsumimi i alkoolit, kamata, ngrënia e mishit të derrit, vrasja e tjetrit, e të tjera prej mëkateve të mëdha.Pra, çështja e namazit nuk është e lehtë.

Madje, vet i Dërguari,salallahu alejhi we selem, lënien e namazit e ka cilësuar si kufr(mosbesim). Ai thotë: “Dallimi mes nesh dhe jobesimtarëve është namazi, prandaj kush e braktis atë veçse ka bërë kufr.” Ka edhe ajete dhe hadithe të shumta që e kërcënojnë ashpër lënësin e namazit. Për më shumë informata kthehuni te libri i Ibnul Kajimit: “Namazi”.

Por,gjithashtu ajo duhet të mos humb shpresën në mëshirën e Allahut të Gjithmëshirshëm dhe ta dijë se nëse pendohet sinqerisht te Allahu,atëherë Allahu ia falë të gjitha mëkatet e kaluara, domethënën edhe lënien e namazit. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi,që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer, 53).

Madje, nëse pendohet sinqerisht, atëherë të gjitha veprat e këqija të cilat i ka bërë në të kaluarën, Allahu ia shndërron në veprat të mira.

?Allahu i Lartësuar thotë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (El Furkan, 70).

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit