Në dritën e Kur’anit dhe Sunetit

Paralajmërimi kundër njerëzve të bidatit

Shejh Abdul-Aziz Bin Baz

“Fataua Islamije Darusselam”, Vëllimi nr: 8 faqe nr:53.

Pyetje: A është e lejuar të përmendësh emra njerëzish dhe personash kur dikush dëshiron t’i kritikojë ata dhe mendimet e tyre?

Përgjigje: Nëse dikush shkruan diçka që bie në kundërshtim me sheriatin e pastër dhe e shpërndan atë material ose e propagandon atë pikëpamje në media, atëherë bëhet obligim ta refuzosh atë dhe t’i ekspozosh gënjeshtrat (ta përgënjeshtrosh publikisht) e asaj që ai thotë.

Dhe nuk është gabim nëse e përmend emrin e atij personi dhe paralajmëron njerëzit ndaj tij nëse ai thërret në bidat, shirk, dhe nëse ai thërret njerëzit në mosbindje ose në atë çfarë Allahu ka ndaluar.

Deri më sot ka njerëz të ditur dhe të besueshëm nga ata që thërrasin në të vërtetën, dhe çojnë përpara sheriatin duke përmbushur këtë obligim sinqerisht për Allahun e Lartësuar dhe për të mirën e robërve të Tij, duke e kundërshtuar të gabuarën, duke thirrur në të vërtetën dhe duke paralajmëruar kundër atyre që thërrasin (propagandojnë) të kotën dhe retorikën shkatërruese.

Përkthyer nga anglishtja.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva